Aromë Shqipërie në koncertin e madh të 1 Majit që si çdo vit mbahet në sheshin San Giovanni në Romë. Pas performancës së pasdites me Modena City Ramblers, Fanfara Tirana u kthye sërish në skenë në mbrëmje. Këtë radhë në krah të kantautorit Max Gazzè për këngën e tij të fundit “La vita com’è”.