in

Fano. Arrestohet 36 vjeçari për pedofili

Braktis në shtëpi të birin 5-vjeçar për të shkuar për të bërë seks me një 15 vjeçar të cilit i kishte premtuar para. Për këto arsye është arrestuar në Fano H.U., shqiptar 36-vjeçar

Romë, 1 shtator 2012 – Lë të birin vetëm në shtëpi për të shkuar në park për“takimin” që kishte me një djalë 15 vjeç të cilit i kishte kërkuar të bënin marrëdhënie seksuale me pagesë. Për braktisje të të miturit e tentativë dhune seksuale është arrestuar në Fano një shqiptar me iniciale H.U., 36 vjeç, me precedentë penalë për abuzime seksuale ndaj të miturve.

36-vjeçari kishte njohur adoleshentin e pasi kishin  biseduar një copë herë i kishte propozuar atij haptas të bënin seks duke i premtuar se do ta paguante për këtë gjë. Por 15-vjeçari, edhe pse ishte treguar i interesuar, kishte folur me shokët, të cilët u kishin thënë më pas prindërve, që kishin shkuar menjëherë të karabinierët për të denoncuar 36-vjeçarin. Këta të fundit kanë vendosur t’i “ngrenë pritë” duke shkuar bashkë me të miturin në takim, dhe i kanë vënë prangat shqiptarit abuzues.

Mësohet që 36-vjeçari është punëtor, përkohësisht i papunë, i arrestuar edhe më parë, në shtator 2010, për dhunë seksuale në rrethana rënduese në dëm të dy 12-vjeçarëve, edhe asokohe në parkun e qytetit. Ishte mbajtur fillimisht në burg, pastaj i ishte dhënë arrestimi shtëpiak e më pas i ishte ndaluar të shkonte në parkun e Fanos (tani akuzohet edhe për shkeljen e vendimit të gjykatës).

Tani, karabinierët e kanë vënë në arrrest shtëpie por kanë kërkuar mbylljen e tij në burg deri sa për ngjarjen e fundit të vendosë gjykata.

 

Sanatoria{br}Nga 7 shtatori pagesa e 1.000 eurove

Sanatoria{br}“Të shumta paqartësitë mbi dëshminë e pranisë në Itali”