Lë të shoqen dhe fy fëmijë të vegjël
Romë, 10 maj 2013 – Ka humbur jetën nga një shkarkesë elektrike me tension të lartë (380 volt) Novruz Ruçi, 45 vjeçar nga Durrësii rezident bashkë me familen – të shoqen Dhurata dhe dy fëmijë me moshë 11 dhe 3 vjeç – në Acqui Terme të Alessandrias.
Fatkeqësia ka ndodhur brenda pak sekondave mëngjesin e djeshëm në Tassarolo. Ruçi, punëtor i një ndërmarrjeje të Cuneos që merret me shpërndarjen e energjisë elektrike për llogari të ENEL-it, po punonte pranë kabllove të korrentit të tensionit të lartë. Një punë që 45-vjeçari kish bërë qindra herë, që natyrisht paraprihej nga ndërprerja e energjisë elektrike në atë pikë. Por për fatin e tij tragjik, dje nuk ka ndodhur kështu, kabllot e përshkuara akoma nga korrenti, nuk i kanë lënë rrugë shpëtimi Ruçit.
E menjëhershme ndihmë e shpejtë e mjekëve, që kanë provuar disa herë ta risjellin në jetë pa asnjë rezultat. Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e karabinierët që kanë hapur hetimet për të kuptuar arsyet e mos-heqjes së korrentit e për të zbardhur dinamikën e fatkeqësisë.