in

Fermo. Humb jetën në aksident rrugor 23-vjeçari Boriçi

Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Porto Sant’Elpidio të provincës së Fermos, në të cilin ka gjetur vdekjen Mirand Boriçi, 23 vjeç.

Sipas rindërtimit paraprak të dinamikës së ngjarjes, djali udhëtonte në rrugën provinciale Fonte di mare në drejtim të deti, kur rreth orës 9.00 papritur ka humbur kontrollin e makinës, një Fiat Punto, dhe ka fluturuar jashtë saj. Ka rënë anash rrugës dhe është shtypur nga makina e vet duke humbur jetën në çast nën peshën e saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia lokale, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë që nuk ka mundur të bëjë asgjë për të, veçse të konstatojë vdekjen.

Du’ parole al padano Calderoli dal toscanaccio Arbër

Nga Durrësi në Pistoia i fshehur në kamion për t’i shpëtuar varfërisë. Odiseja e 13-vjeçarit