Me një speciale, edicioni i Barit i të përditshmes La Repubblica, ofron një panoramë të qendrës së identifikimit dhe të dëbimit, CIE, të qytetit puljez, të shkatërruar nga protesta e revoltat, ku të mbyllur me hekura mbahen të burgosur 108 persona në pritje të procedurave të riatdhesimit.
Qendra e identifikimit dhe e dëbimit në rrugën Europa të Barit është një burg i vërtetë. Për të hyrë në qendër duhet të kapërcesh tre rrethime: i pari një mur, i dyti prej xhami të pathyeshëm, 7 metra i lartë, dhe rrethimi i fundit me kangjella të hekurta. Jashtë sheh një kamion të ushtrisë, makina të policisë dhe një vendqëndrim karabinierësh.
Ka në dispozicion 196 vende, por tani për tani ka 108 “të burgosur”. Kryesisht nga Afrika e veriut: 70 tunizianë, 11 marokenë. Por ka edhe ndonjë gjeorgjian, egjiptian, bengalez, dy rumunë (edhe pse këta të fundit janë shtetas komunitarë). Mes të tjerësh edhe 3 shqiptarë.
Nuk është e thënë që të mbyllurit në CIE të kenë kryer ndonjë krim: ka nga ata që sillen aty menjëherë pas burgut – pra pasi kanë shlyer borxhin që i kishin drejtësisë italiane. Por shumica janë nga ata që kapen rrugëve nga forcat e rendit, dhe sillen këtu deri sa të kenë gati dokumentet për riatdhesimin. E në këtë rast faji i tyre i vetëm është që nuk kanë lejen e qëndrimit. E në CIE ka nga ata që qëndrojnë deri në 18 muaj.
Specialen e plotë mund ta lexoni në këto faqe on-line të La Repubblica, këtu po sjellim historitë e katër prej të burgosurve