“Nga burgu më sollën këtu. Pse duhet të paguaj dy herë?”
“U gjenda në vendin e gabuar në çastin e gabuar”. Kështu tregon jetën e tij një i ri, i vetmi egjiptian në CIE-në e Barit. Është veshur me rroba sporti dhe stërvitet në oborr. “Për të mbajtur trupin në formë – shpjegon – jam këtu brenda prej një muaji e nuk po e shtyj dot më. Punoja si mekanik në Milano e një mbrëmje u gjeta në mes të një grindjeje. Më arrestuan e më futën në burg”.
“U dënova dhe e shleva dënimin. Por, me të dalë nga burgu më mbyllën përsëri këtu. Pse? Dua të kuptoj, pse? E kam mbaruar dënimin, pse jam përsëri pas hekurave?”
Ideja e kthimit në Egjipt e terrorizon. “Nuk dua, atje nuk mund të kthehem, kam pasur probleme me policinë në vendin tim e me të vënë këmbë atje do të më kapin sërish. Është një makth”.