in

Fini në Tiranë për të diskutuar mbi temën e imigracionit

Nesër Kryetari i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini do të jetë në Tiranë për t’u takuar me autoritetet vendase dhe për të marrë pjesë në një konferencë mbi imigracionin shqiptar në Itali të promovuar nga Acli, Karitasi italian dhe Ambasada e Italisë në kuadrin e stinës së veprimtarive “Itali dhe Shqipëri 2010 – dy popuj, një det, një miqësi”

Romë, 5 maj 2010 – Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, do të jetë nesër në Tiranë në një vizitë zyrtare disaorëshe, ku do të takojë presidentin e Republikës,Bamir Topin, dhe kryeministrin Berisha. Ai do të marrë pjesë është në takimin “Itali e Shqipëri 2010: migrimi mes Integrimit, Kthimit dhe Zhvillimit”, të organizuar nga Ambasada italiane në bashkëpunim me Acli-n (Associazioni Cristiane Lavoratori Italiani) dhe Karitasi në kuadrin e e stinës së veprimtarive “Itali dhe Shqipëri 2010 – dy popuj, një det, një miqësi”.

Dita e Finit në Tiranë do të nisë me takimin me Berishën në orën 10, për të vazhduar me takimin me homologen e tij shqiptare Jozefina Topallin. Bashkë me këtë të fundit, në orën 11.30 do të marrë pjesë në debatin mbi migrantët në Galerinë e arteve të Tiranës, që do të modelohet nga Bruno Vespa, dhe ku do të marrë fjalën edhe Andrea Olivero, Kryetar kombëtar i Acli-t, që në Shqipëri është e pranishme që prej vitit 2004 me dy seli, një në Tiranë e një në Shkodër me projekte të posaçme që trajtojnë qoftë emigracionin shqiptar drejt Italisë qoftë kthimin në atdhe të shqiptarëve pas një periudhe emigrimi. Në veçanti, një nga projektet e fundit që ndiqet në Shqipëri quhet “Burime migrante”,  që ka për objektiv promovimin e kompetencave të përfituara nga persona që kthehen në Atdhe për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe zhvillimin e vendit. Menjëherë pas këtij debati kryetari i Dhomës së Deputetëve do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë Bamir Topin. Po gjatë pasdites Fini do të takohet me eksponentë të komunitetit italian në Shqipëri.
Vizita e tij do të mbyllet me takimin me kryebashkiakun e Tiranës dhe kreun e PS-së, Edi Ramën.

Një pjesë e mirë e imigrantëve preferon të djathtën

Oni Pustina fitues i “Dancing with the stars Albania”