in

Fini, pro votës për imigrantët por jo për ius soli

Nevojitet reformimi i ligjit të shtetësisë në mënyrë që të rinjtë e brezit të dytë të bëhen italianë pa pritur moshën madhore. Janë italianë ata që duan këtë vend edhe pse nuk është ai i të parëve.Të huajt, ashtu si qytetarët komunitarë që jetojnë në Itali, duhet të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet administrative. Janë këto disa nga temat e prekura nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini në një intervistë dhënë për Stranieri in Italia.

Stranieri in Italia: Çfarë do të thotë sot, sipas jush, të jesh italian?

Gianfranco Fini: Italianët e rinj janë të gjithë ata që konsiderojnë Italinë atdheun e tyre të dytë, edhe pse nuk mund të thonë që ajo është toka e të parëve të tyre. Sot jetojnë mes nesh disa milionë persona, shumë nga të cilët nuk kanë shtetësinë, por që ndijenë për Italinë si ta kishin atdheun e tyre; kur luan kombëtarja italiane, bëjnë tifozllëk për të, kur shohin flamurin e përshëndesin, ka djem e vajza që në këtë çast janë të rreshtuar në forcat e armatosura italiane. Janë tashmë italianë të rinj, e duan atdheun e tyre, që nuk është toka e baballarëve, sepse janë bijtë e atyre që kishin ardhur në Itali për të punuar, apo janë ata që arritën këtu me prindërit e tyre në moshë fare të vogël.

Kështu ndodhi edhe me bijtë e emigrantëve italianë?

Deri pak kohë më parë, homologu im, kryetari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ishte Nancy Pelosi – mbiemër që pa asnjë dyshim është italian. Presidenti i Uruguait quhet Sanguinetto- mbiemër tipik italian. E mund të numëroj shumë të tjerë. Dua të them që ne kemi një histori të gjatë emigracioni, duhet të kemi përvojën kulturore më të fortë për të luftuar kxenofobinë, dhe për të zhvilluar politika për integrimin e imigrantëve bazuar në vlera të përbashkëta.

Për ne të huajt që jetojmë në Itali pritja për t’u bërë qytetar i këtij vendi sot është shumë e gjatë. Edhe të rinjtë e lindur këtu mbeten të huaj deri në moshën 18-vjeçare, e megjithatë ndihen italianë. Ç’duhet bërë?
Personalisht kam shumë dyshime mbi mundësinë e futjes në legjislacionin italian atë që njihet si ius soli: nëse lind të itali je automatikisht italian. Sepse shumë vende që kanë këtë ligj kanë sot një sërë problemesh. Por beso se është absurde të presësh 18 vjet. Ata fëmijë kur janë 10 12 vjeç në shkollë mësojnë, luajnë, vishen njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë, kanë për zemër të njëjtën skuadër, e megjithatë ndonjëherë duhet të dëgjojnë: “Ti je ndryshe, nuk je italian, nuk je si unë”.

Kështu që?

Propozimi im është ky: në fund të një cikli shkollor ata djem e vajza që jetojnë në Itali sepse kanë këtu edhe familjet e tyre, kanë të drejtë të bëhen shtetas italianë, pa pritur të mbushin moshën madhore.

Mbi imigracionin, qëndrimi juaj është gjithnjë e më larg atij të qeverisë.
Kush hyn në itali në mënyrë të parregullt, padyshim duhet të largohet. Ne nuk mund të presim të gjithë ata që duan të vijnë këtu. Por ka dallim të qartë mes atyre që hyjnë në mënyrë klandestine në Itali dhe atyre që janë këtu me leje qëndrimi, që do të thotë se kanë një kontratë të rregullt pune. Ligji në fuqi mban emrin tim, pikërisht sepse isha unë bashkë me Umberto Bossin që vendosëm se mund të kesh lejen e qëndrimit nëse ke një kontratë pune. Pra, sensibilitet më i madh mbi këtë çështje.

Deputetët e forcës suaj, E Ardhme dhe Liri për Italinë, kanë votuar bashkë me opozitën për të detyruar qeverinë të rishqyrtojë traktatin me Libinë

Më vjen keq ta pohoj, por në Dhomën e Deputetëve ka anëtarë të shumicës që mendojnë se duam ardhjen e karakatinave me klandestinë, meqë ndihmuam aprovimin e një amendamenti që angazhon Libinë të rihapë në Tripoli zyrën e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. Kjo mënyrë përballjeje me temat e imigracionit kaq propagandistike, nuk i bën nder një pjese të politikës italiane.

Në vitin 2003 ju propozuat që t’u njihet e drejta e votës administrative imigrantëve të rregullt. Po sot si e mendoni?

Nuk kam ndërruar ide. Për zgjedhje administrative kam parasysh sgjedhjen e kryebashkiakut, të presidentit të provincës, të këshilltarëve komunalë. Vota administrative është një e drejtë, që tashmë kanë komunitarët që jetojnë në itali dhe nuk kanë shtetësinë. Edhe ata votojnë për zgjedhjen e kryebashkiakut. Pse t’u mohohet kjo mundësi shetasve jokomunitarë që po ashtu si komunitarët jetojnë e punojnë në itali e nuk kanë shtetësinë?

Po me ç’kritere?
Për të ushtruar këtë të drejtë duhet kufi minimal kohor i rezidencës, një vendbanim i sigurt, një kriter që të nënkuptojë që është fjala për një punonjës që dëshiron të marrë pjesë aktive, të votojë dhe të mund të votohet. Do të ishte shumë bukur sikur në këshillat komunalë të mund të zgjidheshin përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të pranishme në Itali.

Marianna Soronevych

Anisa, shqiptarja në tempullin e çokollatës së Modikës

Lidhja e dyfishtë e artistëve shqiptarë në shtëpinë e Masaccio-s