in

Fini: “Sot do të ndryshoja ligjin Bossi-Fini”

“Është e nevojshme t’u jepet më shumë kohë për të gjetur një vend të ri pune të huajve që e humbasin. Por parësor mbetet gjithnjë modifikimi i ligjit mbi dhënien e shtetësisë”

Romë, 8 prill 2012 – Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini shprehet se sot do të ndryshonte ligjin mbi imigracionin që ka firmosur dhjetë vjet më parë me Umberto Bossin. “Parimi mbi të cilin mbështetet është i drejtë por, nëse do të më duhej ta bëja sot, do ta ndryshoja”. Kështu është shprehur ai gjatë një emisioni televiziv në Rai3.

“Ndryshimi që do të bëja sot – thotë Fini – ka të bëjë me dhënien e një fleksibiliteti më të madh qëndrimit në Itali në rastin kur imigranti humbet vendin e punës. Sot janë të shumtë ata që për shkak të krizës humbasin punën dhe është çdo ditë e më e vështirë të gjejnë një të re. Ligji që kam nënshkruar edhe unë thotë që nëse një i huaj i rregullt, me leje qëndrimi, rumbe vendin e punës, ka një numër të caktuar muajsh për të gjetur një punësim të ri. Do të zgjasja pikërisht kohën e parashikuar për këtë sepse sot është vërtet e vështirë për të gjithë për të gjetur një punë”.

Por gjithsesi, sipas Finit “mbetet përparësi ndryshimi i ligjit mbi shtetësinë”. “Besoj se është e drejtë t’u jepet të rinjve të huaj – rithekson ai – që kanë lindur në Itali apo që kanë mbërritur këtu të vegjël, me kusht që të kenë frekuentuar një cikël studimesh dhe të banojnë në mënyrë të qëndrueshme në Itali”.

Në të vërtetë, për këtë të fundit janë dorëzuar tashmë në Dhomën e Deputetëve mijëra firmat e mbledhura me fushatën “Italia jam edhe unë” që kërkojnë të ndryshojnë me ligj me iniciativë popullore jo vetëm ligjin mbi shtetësinë por edhe atë të të drejtës së votës administrative për të huajt.

Ndërsa lidhur me kohëzgjatjen e lejeve të qëndrimit në kërkim të punës po punon qeveria Monti që në tekstin e reformës së punës parashikon edhe zgjatjen e lejeqëndrimit në pritje të punësimit në një vit apo sidoqoftë sa periudha e papunësisë e mbuluar nga çeku nëse kjo është më e gjatë se një vit.

 

I colori della terra di Aleksander Lleshi a Acquaviva delle Fonti

‘Shqipëria fantastike’ e Ibrahim Kodrës, nga 13 prilli në Galerinë e Arteve