in

Flamur Djala: “Doja një të ardhme për familjen time”

Të afërm e miq ngushëllojnë Flamurin për familjen e humbur. Vizitë edhe konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liguria, Giuseppe Durazzo

Romë, 5 nëntor 2011 – “Doja t’i jepja një të ardhme familjes sime. Për këtë arsye erdha në Itali me time shoqe. Por brenda pak minutash humba gjithçka, humba 15 vjet të kaluar këtu duke punuar, duke u munduar për familjen time”. Flamur Djala, Babai i Janissas dhe Gioias, i shoqi i Shpresës, gjen forcën për të thënë dy fjalë vetëm pasditen e të shtunës.

Nuk u kthye dot në shtëpinë e tij, në rrugën Biga, që pret rrugën Fereggiano ku gjeti vdekjen e gjithë familja. Ka ndenjur tek i vëllai,Ylli. Për gjithë ditën ka pritur vizita ngushëllimesh nga miq, të afërm, persona që njohin Flamurin e që njihnin edhe gruan e vajzat e tij e që nuk arrijnë ta besojnë ç’ka ndodhur. I shkon në shtëpi edhe Giuseppe Durazzo konsull nderi i Shqipërisë në Liguria, për t’i bërë personalisht ngushëllimet.

Berlusconi: “Nuk jap dorëheqjen”

Gioia, Janissa dhe Shpresa. Jetët e këputura në rrugën Fereggiano