in

Fletë-rroga të rreme për të marrë lejen e qëndrimit

Paditen italiani që shiste dokumentacion punësimi të rremë dhe shqiptari që e kish blerë për të siguruar lejen e qëndrimit

Romë, 6 mars 2011 – Një shtetas italian me iniziale V. G., pronar i një firme ndërtimi, paguhej majmë për të përpiluar dhe për t’u dhënë fletë-rroga (busta-paga)  dhe dëshmi të ardhurash të rreme jo komunitarëve që kishin nevojë për to për t’u pajisur me lejeqëndrime.

Ai u zbulua dhe u padit nga forcat e rendit. “Mekanizmi, shpjegojnë në Kuesturë, është zbuluar në muajin shkurt kur një shtetas shqiptar, G.F. i lindur në vitin 1982 kishte paraqitur kërkesën për përtëritjen e lejeqëndrimit. Bashkë më të kishte dorëzuar një fletë-rrogë që përmbante disa gabime e mospërputhje, si për shembull përqindja e taksave. U zbulua që për të pasur këtë dokument ai i kishte paguar italianit V.G. 1.600 euro. Ky i fundit, për të mos lënë gjurmë, kishte përgatitur dokumente me të dhënat e një firme tjetër ndërtimi, e cila nuk kishte asnjë dijeni për këtë”.

Dy protagonistët janë paditur për favorizim të emigracionit të parregullt dhe për falsifikim dokumentesh.

Vështirësohet marrja e patentinos

Përpiqet të arratiset, plagoset nga policia e burgjeve