in

Flukse. Nga 20 marsi përgatiten kërkesat për punonjësit sezonalë

Të mërkurën në mëngjes, në faqet internet të ministrisë së Brendshme do të jetë në dispozicion formulari C. Do të mund të përpilohet dhe të ruhet, por për nisjen e tij duhet pritur akoma publikimi i dekretit të Gazetën Zyrtare. Ashtu si vitet e shkuara do të mund të thirren punonjës edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Romë, 18 mars 2013 – Nis numërimi mbrapsht për punonjësit sezonalë. Nga e mërkura, 20 mars, kush dëshiron të sjellë në Itali punonjës për punë sezonale me dekretin e ardhshëm të flukseve do të mund të përgatisë e të ruajë kërkesën e punësimitnë faqen internet nullaostalavoro.interno.it. Por për ta nisur do të duhet të presë publikimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare.

Pas informacioneve paraprake të dhëna ditët e fundit, nga ministria e Brendshme arrin konfirmimi se së shpejti dekreti do të hyjë në fuqi. “Duke filluar nga or 8.00 e 20 marsit 2013 – shpjegohet në një komunikatë – do të jetë në dispozicion të qytetarëve formulari C për kërkesën e autorizimit të punës të parashikuar nga Dekreti i Kryeministrit i datës 15 shkurt 2013, që ka të bëjë me programimin tranzitor të flukseve të hyrjes të punonjësve jokomunitarë sezonalë në territorin e Italisë për vitin 2013”.

“Formularët – sqaron ministria – do të jenë në dispozicion deri më 31 dhjetor 2013. Por nisja e kërkesave do të mund të bëhet vetëm duke filluar nga e nesërmja e botimit të Dekretit të sipërpërmendur në Gaazetën Zyrtare”.

Deri mëngjesin e sotëm, dekreti ishte akoma në zyrat e Kontrollit të Shtetit, ku sigurojnë se shumë shpejt do të marrë dritën e gjelbër për botimin në Gazetën Zyrtare: “Punë ditësh” thonë.

Flukset e reja do të autorizojnë hyrjen e 30 mijë punonjësve sezonalë që do të punësohen në bujqësi, apo në turizëm, një ushtri e vogël që, sipas ekspertëve të dy sektorëve, do të arrijë të kënaqë më së miri nevojat e ndërmarrjeve. Kështu që nuk do të ketë nevojë për të bërë gjithçka me nxitim. Punëdhënësit do të mund të paraqesin kërkesat vetëm on-line, përmes faqeve internet nullaostalavoro.interno.it, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Ashtu si vitet e shkuara, punonjësit mund të vijnë nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Elvio Pasca

Vlorë. “The promenade gallery”, një port për artistët e rinj

Grosseto. Zhduket në det zhytësi 26-vjeçar