in

Grosseto. Zhduket në det zhytësi 26-vjeçar

Xhevahir Gjuta, 26 vjeç kishte shkuar për zhytje në Punta Ala (provinca e Grossetos) të shtunën e nuk është kthyer më në shtëpi. Për shkak të motit të keq janë ndërprerë përkohësisht operacionet e kërkimit në det

Romë, 18 mars 2013 – Xhevahir Gjuta,26 vjeç, është zhdukur që të shtunën kur ishte ndarë nga miqtë e tij duke thënë se do të shkonte në Punta Ala të provincës së Grossetos të ushtrohej në det për të marrë dëshminë e zhytësit. E pikërisht rrugës për në bregdetin e atij lokaliteti, forcat që kanë nisur kërkimet e tij kanë gjetur makinën e 26-vjeçarit, ndërsa buzë detit rrobat e tij.

Sipas lajmit të dhënë nga Mbrojtja Civile, djali duhet të ketë humbur që të shtunën, por denoncimi i zhdukjes së tij është bërë të dielën paradite nga një kushëri me të cilin bashkëjeton. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga forca të Rojes Bregdetare në det e ajër, ndërsa të Mbrojtjes Civile, Zjarrfikësve dhe Rojes Pyjore në bregdet.

Por këto orë kërkimet në det janë pezulluar për shkak të motit të keq që ka goditur Maremma-n. Do të rinisin sapo moti të përmirësohet pak e të bjerë era e fortë.

Flukse. Nga 20 marsi përgatiten kërkesat për punonjësit sezonalë

Berisha e Topalli në Meshën inaugurale të Pontifikatit të Papa Françeskut