in

Flukset 2010: Formularët për çdo tip kërkese

Mes të tjerash, qarkorja e përbashkët e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme italiane mbi dekretin e flukseve 2010, tregon edhe formularët me të cilët do të paraqiten on-line kërkesat për një kuotë të flukseve 2010. Nga data 17 janar, në faqet internet të ministrisë së Brendshme, do të vihet në dispozicion programi për përpilimin e formularëve dhe do të ofrohet asistencë telematike me Help Desk

Modulet e duhura për çdo kërkesë

Hyrje për punë

Për kërkesat për punë shtëpiake duhet përdorur moduli A

Për kërkesat për punë të varur duhet përdorur moduli B

Për kërkesat në favor të punonjësve të formuar në vendlindje sipas programeve speciale të parashikuara nga neni 23 i dekretit legjislativ 286 i 25 korrikut 1986 duhet përdorur moduli BPS

Kështu që për të gjithë shqiptarët që thirren për punë të varur jo shtëpiake, nga ora 08.00 e datës 31 janar duhet të niset kërkesa në modulin A, ndërsa për ata që thirren për punë pranë familjeve, kërkesa niset po në të njëjtën orë por në modulin B.

Konvertimet

Për konvertimin (kërkesë që paraqitet duke filluar nga ora 08.00 e 3 shkurtit 2011) e lejeve të qëndrimit për studim ose stazh në lejeqëdrim për punë të varur plotësohet moduli VA. Nuk parashikohet mundësia e konvertimit të lejes së qëndrimit për studim apo stazh në punë të pavarur. E rëndësishme: Studentët jokomunitarë që kanë lejeqëndrim për studim e që janë diplomuar në Itali, qoftë në kursin e shkurtër universitar ashtu dhe ata që kanë mbaruar ciklin e mëtejshëm të specializimit, nuk kanë nevojë të hyjnë në kuotat e flukseve dhe nuk dihet pra të paraqesin kërkesë për ekzistencën e kuotës. Për të konvertuar lejeqëndrimin për studim në lejeqëndrim për punë të varur apo të pavarur, ata duhet të përpilojnë të tjerë modularë që gjejnë në faqet internet të ministrisë së Brendshme.

Për konvertimin e lejes së qëndrimit për punë sezonale në lejeqëdrim për punë të varur plotësohet moduli VB. Kush ka lejeqëndrim për punë sezonale mund të kërkojë konvertimin vetëm pas qëndrimit të dytë për punë sezonale në Itali.

Ata që kanë lejeqëndrim CE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga një vend tjetër duhet të përdorin:
Modulin LS për punë të varur;
Modulin LS1 për punë shtëpiake;
Modulin LS2 për punë të pavarur.

Procedura e nisjes së kërkesave

Procedura e nisjes së kërkesës do të jetë shumë e ngjashme me atë të vitit 2007. Dallimet e pakta kanë të bëjnë me futjen e lehtësimeve teknologjike.
Nuk do të nevojitet të shkarkohet në kompjuterin e shtëpisë software i ministrisë së Brendshme. Këtë herë do të jetë e mundur që kërkesa të përpilohet drejtpërdrejt nga faqet internet të ministrisë së Brendshme, e cila menjëherë do të të japë konfirmimin e marrjes së kërkesës (nuk parashikohet më nisja e një e-mail-i konfirmimi në adresën e postës elektronike). Nga data 17 janar, në faqet internet të ministrisë së Brendshme, do të vihet në dispozicion programi për përpilimin e formularëve që duhet të nisen në datat e paracaktuar (dhe jo më parë) dhe do të ofrohet asistencë telematike me Help Desk.

Kujdes! Është shumë e rëndësishme të përdoret moduli i duhur, pasi në rast gabimi nuk do të ketë mundësi korrigjimi dhe pasoja e vetme do të jetë hedhja poshtë e kërkesës.

Shkarko qarkoren e përbashkët të ministrive të Brendshme dhe të Punës të 3 janarit 2011

Kthehu në specialen mbi dekretin e flukseve 2010

 

Flukset 2010: Mbërrin qarkorja shpjeguese

Flukset 2010: Datat e paraqitjes së kërkesës