in

Flukset 2010: Mbërrin qarkorja shpjeguese

Kërkesat për punësimin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri (por, praktikisht, edhe në Itali pa leje qëndrimi) duhet të paraqiten më 31 janar 2011. Ndërsa shqiptarët që do të kërkojnë konvertimin e lejes së qëndrimit duhet të paraqesin kërkesën më 3 shkurt 2011

Më 3 janar 2011, me një qarkore të përbashkët të ministrisë së Punës dhe ministrisë së Brendhme italiane sqarohen disa nga pikat kyçe të dekretit të flukseve 2010 të botuar në gazetën zyrtare nr. 305 të 31 dhjetorit 2010.

Ndër shpjegimet më të rëndësishme, padyshim është ai që sqaron datat e paraqitjeve të kërkesave, sidomos për konvertimet e lejeve të qëndrimit për të huajt me prejardhje nga vendet që kanë marrëveshje dypalëshe me Italinë. Veç këtyre, në qarkore sqarohen edhe mënyra e paraqitjes së kërkesave e modelet e ndryshme që duhen përdorur për çdo rast, si edhe konfirmohen të gjitha protokollet e mirëkuptimit me shoqatat dhe entet e kategorisë, ndaj punëdhënësit e të huajt – ashtu si edhe me flukset e mëparshme – do të mund të kenë të gjitha informacionet dhe asistencë për përpilimin e kërkesës dhe nisjen e praktikave.

k.b.

Shkarko qarkoren e përbashkët të ministrive të Brendshme dhe të Punës të 3 janarit 2011

Kthehu në Specialen mbi Dekretin e Flukseve 2010

“Më burgosni, nuk rri dot në shtëpi”

Flukset 2010: Formularët për çdo tip kërkese