in

Flukset 2010: Të ardhurat minimale për të thirrur një punëtor familjar

Punëdhënësi që dëshiron të paraqesë kërkesë për autorizim punësimi për punësimin e një bashkëpunëtori shtëpiak duhet të ketë të ardhura vjetore, siç parashikohet në qarkoren e ministrisë së Punës nr. 1 të vitit 2005, “që të jenë të paktën sa dyfishi i shumës së rrogës vjetore të punonjësit që do të punësohet dhe kontributeve që duhen paguar për të”. Për të punësuar bashkëpunëtore familjare që do të kujdeset për persona jo të vetëmjaftueshëm dhe invalidë (kategori që italisht njihet si “badante”) nuk nevojitet të tregohet “aftësia ekonomike” e punëdhënësit.
Për të paraqitur kërkesë për autorizim për punë shtëpiake, punëdhënësi duhet të garantojë një rrogë mujore jo më të ulët nga pagat e përcaktuara nga tabelat e kontratës kolektive kombëtare të punës shtëpiake, dhe sidoqoftë jo më të ulët se çeku social, që për vitin 2011 është 417,30 euro.
Punëdhënësi duhet të angazhohet gjithashtu të punësojë një person për jo më pak se 20 orë në javë dhe t-i garantojë një strehim të përshtatshëm sipas parametrave higjienike e sanitare të certifikuara nga zyrat teknike komunale.

Rroga mujore që duhet garantuar përllogaritet duke mbajtur parasysh edhe kuotën mujore të rrogës së trembëdhjetë dhe të trajtimit të përfundimit të marrëdhënies së punës (TFR – trattamento di fine raporto). Për më tepër nëse bashkëpunëtori shtëpiak do të bashkëjetojë, duhet shtuar edhe kompensimi për ngrënien dhe fjetjen sipas tabelës së përcaktuar nga kontrata kolektive.

Për punësimin për kohë të plotë (40 orë në javë) rroga minimale është ajo që tregohet në tabelën e mëposhtme sipas niveleve të ndryshme të inkuadrimit të punonjësve dhe në bazë të faktit nëse punonjësi bashkëjeton apo jo me punëdhënësin.

Punonjës bashkëjetues Tabela A
Rroga mujore në euro (për 40 orë në javë)
Niveli A –  572,71 
Niveli AS – 676,84  
Niveli B – 728,91  
Niveli BS – 780,97 
Niveli C – 833,04 
Niveli CS – 885,10 
Niveli D – 1.041,30 + kompensim 153,98
Niveli DS – 1.093,36 + kompensim 153,98

Punonjës jo bashkëjetues Tabela C
Paga orare në euro
A – 4,16
AS – 4,90
B – 5,21
BS – 5,52
C – 5,83
CS – 6,13
D – 7,08
DS – 7,39

Kësaj page i duhet shtuar pjesa e rrogës së trembëdhjetë, e TFR-së, dhe, vetëm për punonjësit jo bashkëjetues,  edhe kompensimi për ngrënien e fjetjen.

Nivelet e inkuadrimit

Për të parë nivelin e inkuadrimit të punonjësit shtëpiak i referohemi Kontratës kolektive kombëtare të Punës shtëpiake të 13 shkurtit 2007 që skadon më 28 shkurt 2011. Kjo kontratë aplikohet edhe për punonjësit që kujdesen për persona jo të vetëmjaftueshëm apo invalidë.

Niveli A
: punonjës që nuk janë punësuar për t’u përkujdesur për ndonjë person, pa përvojë profesionale apo me përvojë maksimumi njëvjeçare, që kryejnë punë krahu nën kontrollin e drejtpërdrejtë të punëdhënësit. Ndërsa janë të nivelit A super, personat që shoqërojnë persona të vetëmjaftueshëm, gratë që mbajnë fëmijët me raste e për pak kohë.
Niveli B: punonjësi me përvojë mbi njëvjeçare me aftësi specifike profesionale. Inkuadrohen në nivelin B bashkëpunëtorët që mbulojnë detyra të ndryshme, rojet, kamerierët, shoferët. Shumica e bashkëpunëtoreve familjare që pastrojnë shtëpitë ( të ashtuquajturat colf) inkuadrohen në nivelin B.
Në nivelin B Super inkuadrohen personat që përkujdesen për të moshuar e fëmijë të vetëmjaftueshëm, që merren edhe me gatimin dhe pastrimin e shtëpisë.
Niveli C: punonjës me aftësi profesionale të tilla që u lejojnë të mbajnë shtëpinë në mënyrë krejtësisht të pavarur, pa pasur nevojë për mbikëqyrjen e punëdhënësit. Të këtij niveli janë kuzhinierët. 
Në nivelin C Super janë bashkëpunëtorët familjarë (pa diplomë profesionale) që përkujdesen për persona jo të vetëmjaftueshëm, që merren edhe me gatimin dhe pastrimin e shtëpisë. Shumica e kujdestareve për të moshuar, të sëmurë e fëmijë të vegjël (të ashtuquajturat badante) inkuadrohen në nivelin C Super.
Niveli D: punonjës të diplomuar për punët me të cilat merren, të cilët në autonomi të plotë administrojnë e koordinojnë punët e shtëpisë. Të nivelit D të thjeshtë administratorët e të mirave të familjes, maxhordomët; kryekuzhinierët.
Në nivelin D Super inkuadrohen kujdestarët e personave jo të vetëmjaftueshëm, të diplomuar për këtë profesion (infermierë të diplomuar të përgjithshëm, kujdestarë të diplomuar të moshuarish), që merren edhe me gatimin dhe pastrimin e shtëpisë.

Shembull i përllogaritjes të të ardhurave për punësim për 25 orë në javë për një bashkëpunëtor familjar që do të bashkëjetojë me  punëdhënësin

Për punësimin e një punonjësi për 25 orë në javë, në nivelin A, për të përcaktuar përllogaritjen e e rrogës, duhet të bazohemi mbi tabelën e kontratës kolektive (por që është për 40 orë në javë).
572,71/4,33 (javë/muaj)/40 (orë/javë) = 3,31 euro paga për orë
3,31*25 (orë/javë)*4,33 (javë/muaj) = 357.94 euro rroga mujore
Por kjo rrogë edhe pse është e saktë sipas kontratës kombëtare të punës shtëpiake, mbetet më e ulët se çeku mujor social, kështu që rroga duhet të jetë patjetër sa vlera e çekut, pra 417,30 euro në muaj.
Por kësaj shume i duhet shtuar kuota mujore e rrogës së trembëdhjetë:  417,30/12=34,78 euro dhe e TFR (417,30+34.78)/13,5=33,49 euro
Pra paga e përgjithshme mujore e bashkëpunëtorit është:  417,30+34,78+33,49=485,57 euro
Të cilës i duhet shtuar edhe kompensimi për fjetjen e ushqimin që gjendet në tabelat e kontratës kolektive të punës shtëpiake: 4,93*30=147,90 euro në muaj. Kështu që punonjësi i fiton gjithsej:  485,57+147,90=633,47 euro në muaj.

Tani llogarisim koston e kontributeve sipas tabelës së INPS-it që thotë se për punë shtëpiake me mbi 24 orë në javë kontributi shoqëror orar është 0,98 euro, nga të cilat 0,23 në ngarkim të punonjësit (nëse punonjësi është familjar i punëdhënësit kontributi është 0,97 euro nga të cilat 0,23 në ngarkim të punonjësit.
Për shembullin tonë duhet të mbajmë parasysh që kontributi orar që duhet të paguajë punëdhënësi është 0,98-0,23=0,75 euro, që për një muaj arrin në: 0,75*25 (orë/javë)* 4,33  (javë/muaj) = 81,19 euro.

Duke i përmbledhur të gjitha mund të themi që punonjësi i kushton punëdhënësit: 633,47+81,19=714,66 euro në muaj, ndërsa për një vit i kushton 714,66*12=8.575,92 euro.

Kështu që për të punësuar një ndihmës familjar të nivelit A me 25 orë në muaj, të ardhurat neto të punëdhënësit duhet të jenë të paktën: 8.575,92*2=17.151,84 euro.

Duhet mbajtur parasysh që të ardhurat janë ato të ashtuquajtura “imponibile” mbi të cilën llogaritet tatimi i fitimit, të vitit 2009 për të deklaruara në vitin 2010 përmes CUD, modelit 730 apo modelit UNICO.

Kujdes! Për të arritur të ardhurat minimale mbahen parasysh edhe të ardhurat e familjarëve të tjerë të afërm (prindër e bij) edhe nëse këta nuk bashkëjetojnë. Në këtë rast të ardhurat e të tjerëve do të shkruhen në hapësirën e posaçme të parashikuar në modulin e paraqitjes së kërkesës me emrin “renditi integrativi”.

Avv. Mascia Salvatore

Berisha dhe biznesmenë shqiptarë në Milano

Decreto flussi 2010: Le risposte del ministero degli Interni