in

Flukset 2016, ja si përpilohen kërkesat për punonjësit sezonalë

Udhëzues me të gjitha hapat e procedurës online. Nga regjistrimi te ruajtja e kërkesës për një nga 13 mijë autorizimet për nunonjës sezonalë nga jashtë Italisë

Romë, 11 shkurt 2016 – Dekreti i flukseve 2016 ka vënë në dispozicion 13 kuota hyrjesh për punonjës sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për periudha të caktuara për bujqësinë, e sektorin turistik.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga këto vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali si sezonalë vitet e fundit.

Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për t’i nisur duhet pritur e mërkura e ardhshme 17 shkurt. Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) ja një udhëzues i shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.

1)    Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

 

2)   Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

 

3)   Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

 

4)   Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

 

5)   Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6)   Kërko “Decreto flussi stagionali 2016” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

7)   Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8)   Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

9)   Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

10)                  Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali për të paktën dy vjet rresht) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës:

11)                  Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12)                  Shkruaj vendin e punës…

13)                  … dhe ku do të strehohet punonjësi:

14)                  Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15)                  Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

 

16)                  Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

 

Në këtë çast kërkesa është ruajtur në sistem. Kur të vijë çasti për ta nisur (nga ora 9.00 e 17 shkurtit 2016 e tutje) do të lidhesh sërish me nullaostalavoro.dlci.interno.it, do ta kërkosh mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Shtetësia italiane. “Kryebashkiaku nuk mund t’i ndalojë betimin kujt nuk di italisht”

Tirana 96 vjet kryeqytet