in

Flukset 2017. Nis përgatitja e kërkesave për 17 mijë punonjësit sezonalë

Nga sot përpilimi i kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, nisjet e kërkesave nga 28 marsi. Ja kush mund të paraqesë kërkesën e kush mund të vijë në Itali

 

Romë, 21 mars 2017 – Ndërmarrjet bujqësore, restorantet, hotelet. Janë sipërmarrësit e këtyre aktiviteteve punëdhënësit e mundshëm17 mijë punonjësve sezonalë jokomunitarë të autorizuar të hyjnë në Itali me dekretin e flukseve 2017.

Nga sot, këto ndërmarrje mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, personalisht apo me ndihmën e një shoqatë të kategorisë. Duhet të përpilojnë formularin C “Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale” dhe ta ruajnë. Për të nisur kërkesat duhet pritur e marta e ardhshme 28 mars.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara.

Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.

Lexo edhe:
Si përpilohen kërkesat për punonjësit sezonalë e flukseve 2017 – Udhëzues i ilustruar
20 mars 2017 – Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
14 mars 2017 – Nis përgatitja kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare

Shpallet dekreti i flukseve 2017, kalendari i aplikimeve
Flukset 2017. Teksti i dekretit dhe udhëzimet për kërkesat
Mbërrin dekreti i flukseve 2017. 30.850 hyrje dhe konvertime

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Sipërmarrësi italian i kërkon shtetit shqiptar 141 milionë euro

Flukset 2017, ja si përpilohen kërkesat për punonjësit sezonalë