in

Flukset 2017. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet

Nga sot përpilimet e kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, por për nisjet duhet pritur 20 marsi.Formularët që duhen përpiluar sipas tipit të autorizimit që kërkohet

Romë, 14 mars 2017 – Nis faza e parë e flukseve 2017. Nga mëngjesi i sotëm është e mundur të përpilohen dhe të ruhen në portalin e ministrisë së Brendshme https//:nullaostalavoro.dlci.interno.it kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe për konvertimet e lejeve të qëndrimit, që do të mund të nisen nga e hëna e ardhshme 20 mars. Gjithçka mund të bëhet vetë ose me ndihmën e një patronati.

Do të jetë e mundur të paraqiten kërkesa deri më 31 dhjetor 2017. Kujdes: edhe këtë vit kuotat në dispozicion janë të rezervuara për kategori shumë të veçanta e nuk shërbejnë për legaliazimin e atyre që ndodhen tashmë në Itali pa leje qëndrimi. Edhe për këtë arsye, nuk do të mbarojnë menjëherë ndaj nuk është  e nevojshme të nxitohet.

Ja formularët që duhen përdorur sipas tipit të kërkesës që paraqitet: 

Formularët A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;

Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale.

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com

Lexo edhe:
Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare
Shpallet dekreti i flukseve 2017, kalendari i aplikimeve
Flukset 2017. Teksti i dekretit dhe udhëzimet për kërkesat
Mbërrin dekreti i flukseve 2017. 30.850 hyrje dhe konvertime

 

Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare

Universiteti, caktohen datat për provat e pranimit për fakultetet me numër të mbyllur