in

Universiteti, caktohen datat për provat e pranimit për fakultetet me numër të mbyllur

Nga 5 deri në 15 shtator 2017 për fakultetet e Mjekësisë, Vetërinarisë, Odontoiatrisë, Arkitekturës, Profesioneve të Shëndetësisë dhe Shkencave të arsimit fillor. Vlejnë edhe për studentët e huaj, por ata që jetojnë jashtë Italisë më parë duhet të bëjnë praktikën e pararegjistrimit

Romë, 14 mars 2017 – Ëndërroni të bëheni mjekë, dentistë, veterinerë, arkitektë, mësues, infermierë? Merrni lapsin e shënoni mirë në kalendar. Ministria e Universitetit ka përcaktuar datat e provave të pranimit në kurset universitare me numër të mbyllur studentësh për vitin e ardhshëm akademik. Datat janë të vlefshme për të gjithë ata që do të hyjnë në degët e përmendura, pra edhe për studentët e huaj. Ja kalendari i provimeve të pranimit:

Mjekësia dhe Kirurgjia, Odontoiatria dhe proteza dentare – 5 shtator 2017;
Mjekësia Veterinare – 6 shtator 2017;

Arkitektura – 7 shtator 2017;
Profesionet e Shëndetësisë (Professioni Sanitarie) – 13 shtator 2017;
Mjekësia dhe Kirurgjia në gjuhën angleze – 14 shtator 2017;

Shkenca të arsimit fillor – 15 shtator 2017.

Studentët e huaj që banojnë rregullisht në Itali, do të mund të regjistrohen duke ndjekur procedurën normale të parashikuar për italianët. Ndërsa djemtë dhe vajzat që jetojnë jashtë Italisë më parë duhet të kalojnë përmes procedurës së pararegjistrimit, duke paraqitur kërkesat pranë konsullatave italiane duke filluar nga një datë që së shpejti do të përcaktohet nga ministria e Universitetit.

 

Flukset 2017. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet

“Da Tirana alle scene internazionali”, Marlon Dino si racconta