in

Flukset: Deri në mesditë paraqiten 293 mijë kërkesa

 

Romë, 31 janar 2011 – Ministria e Brendshme njofton se janë 293 mijë kërkesat e paraqitura telematikisht në katër orët e para të ditës së parë të vlefshme për një kuotë të flukseve 2010. Kuotat në dispozicion për këtë ditë të parë janë ato për kombësitë me përparësi, mes të cilave edhe Shqiptarët, gjithsej 52.080. sipas ministrisë së Brendshme, pjesa dërrmuese e kërkesave të paraqitura janë për bashkëpunëtorë familjarë (208 mijë) dhe vetëm 85 mijë për punonjës të varur në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Numri më i madh i kërkesave është nisur nga provinca e Milanos (37 mijë), e ndjekur nga Roma (22.5010) dhe Brescia (18.800). Punonjësit më të kërkuar janë ata nga Bangladeshi (48 mijë kërkesa kundrejt 2.400 kuotave të rezervuara për ta) dhe marokenët (44 mijë kërkesa për 4.500 vendet e rezervuara nga qeveria për ta).

Ende nuk dihen të dhëna për kombësitë e tjera por si gjithnjë edhe këtë herë numri i kërkesave do të jetë disa herë më i lartë se numri i kuotave të vëna në dispozicion nga dekreti. Edhe këtë herë, do të përfitojnë një kuotë më të shpejtët, kush ka arritur të nisë kërkesën vërtet minutat e para të vlefshme.

Në përgjithësi, sistemi informatik i mbledhjes së kërkesave të ministrisë ka funksionuar mirë, veçanërisht minutat e para kur edhe fkluksi i dërgesave ka qenë më i lartë. Tani që me kalimin e orëve, numri i kërkesave që paraqiten ulet ndjeshëm, edhe mundësia për të hasur probleme zvogëlohet.

Gjendet i vrarë me armë një shqiptar 21 vjeçar

Flukset: deri në orën 18.00 paraqiten 9.505 kërkesa për shqiptarë