in

Flukset. Ja si konvertohet lejeqëndrimi nga punë sezonale në të varur

Mes atyre që kanë ardhur për herë të parë, i hapet rruga vetëm kujt që ka punuar të paktën tre muaj e  nëse punëdhënësi ka të ardhura të mjaftueshme. Sqarimet e ministrisë së Brendshme

Romë, 24 prill 2015 – Më shumë se për ardhje të reja punonjësish nga jashtë, dekreti i fundit i flukseve ka menduar për ata që qëndrojnë rregullisht në Itali, duke u dhënë mundësinë, nëse gjejnë një vend pune, të konvertojnë në një lejeqëndrim për punë të varur një lejeqëndrim të lëshuar për të tjera motive.

Kjo edhe për punonjësit sezonalë, që në përgjithësi mund të qëndrojnë në Itali maksimumi 9 muaj. Por nëse kanë gjetur një punëdhënës të gatshëm t’i punësojë me kontratë të përhershme apo të përkohshme, 4 mijë prej tyredo të kenë mundësinë të qëndrojnë më gjatë në Itali duke konvertuar lejeqëndrimin sezonal në një lejeqëndrim për punë të varur.

Natyrisht ka disa kufizime, për të mos lejuar abuzimet e punësimet e rreme, veçanërisht për ata që kanë hyrë për herë të parë si punonjës sezonalë në Itali. Në këtë rast, shpjegohet në një qarkore e ministrisë së Punës, Drejtoritë territoriale mund të miratojnë konvertimin vetëm nëse përmbushen dy kushte:

1.     Punonjësi ka punuar me kontratë sezonale të paktën tre muaj. Kjo mund të verifikohet me deklarimin e detyrueshëm të punësimit dhe nga derdhja e kontributeve;

2.     Kontrata e ofruar është e përshtatshme në raport me kapacitetin ekonomik të punëdhënësit. Me fjalë të tjera: ai që thotë se do ta punësojë a ka të ardhura të mjaftueshme për t’i paguar më pas rrogën?

Lexo qarkoren e ministrisë së Punës

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Tomorr Kajtazi, mbreti i shitjeve derë më derë

Edhe të huajt mund të bëhen mësues zëvendësues në shkollat italiane