in

Flukset. Nga 20 prilli mund të paraqiten kërkesat

Botohet sot në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve. Kërkesat e punësimit nisen on-line në portalin internet të ministrisë së Brendshme. Ja kush mund të vijë në Itali

Romë, 19 prill 2012 – Do të nisë nesër, e premte 20 prill, paraqitja e kërkesave të punësimit për 35 mijë punonjës sezonalë që do të vijnë në Itali për sektorët e bujqësisë dhe të turizmit dhe hoteleve.

Dekreti i flukseve që autorizon ardhjen e 35 mijë punonjësve sezonalë do të botohet sot në Gazetën Zyrtare. Kjo do të thotë që nga nesër në mëngjes në orën 8.00 punëdhënësit (personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorive dhe të konsulentëve të punës) do të mund të paraqesin kërkesat on-line.

Gjithçka bëhet në faqet internet nullaostalavoro.interno.it, ku prej javësh mund të përgatitet kërkesa për ta nisur më pas në çastin e duhur. Mjafton të regjistrohen, të mbushin formularin C “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale” dhe më pas ta shpëtojnë: nga nesër në mëngjes do të mjaftojë të hyjnë sërish në internet, në të njëjtat faqe, dhe të nisin kërkesan e përgatitur.

Sipas dekretit do të mund të vijnë punonjës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Në kuotën e 35 mijë hyrjeve bëjnë pjesë edhe ata punonjës që kanë qenë në Itali për dy vjet rresht dhe për të cilët ndërmarrjet do të paraqesin kërkesë për nulla osta shumëvjeçare. Kjo do të bëjë të mundur që punonjësit të vijnë në Itali vitet e ardhshme me një procedurë shumë më të thjeshtë, “me thirrje të drejtpërdrejtë”, pa qenë të varur nga botimi i dekretit të flukseve.

Pavarësisht nga shtetësia, mund të hyjnë edhe të gjithë ata që vitin e shkuar kanë qenë në Itali për punë sezonale. Për këta, edhe nëse Sporteli Unik për Imigracionin nuk përgjigjet brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës së punësimi, kjo nënkuptohet e pranuar dhe punonjësi mund të shkojë në konsullatë të marrë vizën e hyrjes.

Elvio Pasca

Lexo edhe: Flukset e sezonalëve. Shpërndarja e kuotave sipas krahinave

 

Album kushtuar Ismail Qemalit nga historiani Kristo Frashëri

Kam humbur vendin e punës. A mund të kërkoj kompensim për papunësinë?