in

Flukset. Nga sot nisen kërkesat për 15 mijë punonjës sezonalë. Ja si veprohet

Nga ora 8 e ditës së sotme punëdhënësit mund të paraqesin online kërkesat e punësimit.  Në udhëzues, fazat kryesore të procedurës

Romë, 10 prill 2014 – Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm deri në orën 24.00 të 31 dhjetorit 2014 punëdhënësit mund të nisin kërkesat për të sjellë në Itali për të punësuar 15 mijë punonjës sezonalë jokomunitarë.

Dekreti i flukseve i botuar më 9 prill në Gazetën Zyrtare autorizon hyrjen në Itali të punonjësve nga Shqipëria, Kosova,Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht vendlindjes do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e shkuara,

Tre mijë kuota të këtij dekreti i rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rreshte për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.

Vështirë që kuotat të rezultojnë të pamjaftueshme, por kush ka nevojë për një punonjës bën mirë të nxitojë, sepse mund të kalojnë edhe muaj para se ai të mund të arrijë në Itali.

Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Për punëdhënësit që zgjedhin të bëjnë gjithçka vetë, në vijim një udhëzues me kalimet kryesore:

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:
5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:
9) Më pas, ato të punonjësit:
10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2014, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) …dhe ku do të strehohet punonjësi
14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:

16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:

17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Tëitter)

Social Card. Tani mund ta kërkojnë edhe imigrantët

Vdekja në burg e Ilia Karelit