in

Flukset. Nisen kërkesat për punonjësit sezonalë. Ja si bëhen

Nga sot, 8 maj, punëdhënësit mund të kërkojnë të sjellin në Itali 13 mijë punonjës të huaj sezonalë. Gjithçka bëhet online, lexo këtu udhëzuesin

Romë, 8 maj 2015 – Mbërriti më në fund çasti i shumëpritur nga 13 mijë punonjës sezonalë të huaj, të domosdoshme për bujqësinë dhe sektorin e turizmit.  Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, 8 maj, deri në 24.00 të 31 dhjetorit 2015 punëdhënësit mund të paraqesin kërkesat e punësimit.

Dekreti i flukseve, i botuar dje në Gazetën Zyrtare, autorizon hyrjet e punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit.

Për më tepër, 1.500 kuota të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.

Ministria e Brendshme dhe  ajo e Punës kanë shpërndarë një qarkore të përbashkët në të cilën japin detaje të mëtejshme.

Procedura është e gjitha online, në faqet internet të Ministrisë së Brendshme. Kërkesat përgatiten personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për ata që kanë zgjedhur ta bëjnë vetë, ja udhëzuesi i ilustruar me të gjitha kalimet kryesore të përgatitur nga Stranieriinitalia.it:

1) Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

5) Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Kërko “Decreto flussi stagionali 2015” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes që do të punësojë të huajin…:

9) Të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor…:

10) … Dhe  të dhënat e punonjësit:

11) Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali për të paktën dy vjet rresht) ose jo shumëvjetor(të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës:

12) Përpilo propozimin e kontratës meperiudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

13) Shkruaj vendin e punës…

14) … dhe ku do të strehohet punonjësi, duke shënuar nëse qiraja është në ngarkim të punëdhënësit e nëse do t’i mbahet nga rroga:

15) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

16) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

17) Fut numrin e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “invia” për të nisur kërkesën:

Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Le Iene takojnë Burrneshat (VIDEO)

Bonus bebe, nis paraqitja e kërkesave. Deri 160 euro në muaj për tre vjet