in

Flukset. Punonjës me formim të marrë në atdhe? Forca, ka akoma vende të lira

Deri tani janë përdorur vetëm 6% e kuotave të vëna në dispozicion nga dekreti i fundit i flukseve. Shtyhet deri në fund të vitit afati për paraqitjen e kërkesave

Romë, 11 korrik 2014 – Të formuar profesionalisht në vendlindje e me vend të garantuar në Itali. Në kohë krize kjo është një nga kategoritë e pakta të punonjësve të huaj të cilëve qqeveria është akoma e gatshme t’u hapë dyert.

Për ta Teksti Unik i Imigracionit parashikon një kanal të privilegjuar, por me sa duket këto flukse ardhjesh ekzistojnë vetëm në letër. Mjaft t’u hedhësh një sy 3000 kuotave të vëna në dispozicion në fund të dhjetorit nga dekreti i flukseve 2013 për punonjësit që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998: deri më sot janë përdorur më pak se 6%.

Për këtë arsye, ministria e Punës dhe ajo e Brendshme kanë vendosur të pranojnë kërkesat e punësimit “deri në orën 24 të 31 dhjetorit 2014” dhe jo deri më 20 gusht siç parashikonte dekreti. Duke parë ecurinë e deritanishme, mund të thuhet pa frikë se do të mbeten kuota të pashfrytëzuara.

Mund të thirren e të punësohen në Itali punonjës të huaj që në vendlindje kanë ndjekur kurse të miratuara nga ministritë e Punës dhe të Arsimit dhe të realizuara nga entet lokale, sindikatat, organizatat e punëdhënësve dhe të tjera shoqata italiane të autorizuara. Punëdhënësit e interesuar duhet të përpilojnë dhe të nisin online kërkesat (Modeli B-PS) përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme italiane.

Kjo nuk është e vetmja shtyrje afati. Deri më 31 dhjetor 2014 do të mund të nisen edhe kërkesat për konvertimin e lejeve të qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vnedet e tjera të Bashkimit Evropian, në leje për punë të varur apo të pavarur. Edhe në këto raste kërkesa paraqitet online  (Modeli LS për konvertime në leje qëndrimi për punë të varur; Modeli LS1 për punë shtëpiake; Modeli LS2 për konvertime në leje qëndrimi për punë të pavarur) e ka vend për të gjithë: për konvertimet e lejeve të qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur ishin vënë në dispozicion 1.000 kuota e prej tyre janë përdorur vetëm 37,6%, për konvertimet në punë të pavarur kishte 250 e nga këto janë përdorur vetëm 20,4%.

Shkarko qarkoren e ministrisë së Punës dhe asaj të Brendshme

EP

Lexo edhe:

Sportel italian në Shqipëri për favorizimin e punësimit në Itali
Kurs formimi e italishteje në Shqipëri, për t’u punësuar në Itali
Kurs i ri formimi e italishteje në Shqipëri, për t’u punësuar në Itali

 

Humbja e privatësisë

Super-hëna 2014. Më 12 korrik, takimi i parë nga afër me satelitin e Tokës