in

Freedom House: “Shqipëria vend me liri të pjesshme”

Po ashtu edhe Kosova. Këtë thotë raporti i fundit i organizatës joqeveritare mbi vitin 2013

Romë, 24 janar 2014 – Shqipëria dhe Kosova janë vende pjesërisht të lira. Kështu janë vlerësuar ato në raportin vjetor “Liria në botë 2014” e organizatës Freedom House me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vlerësimin e saj merr në shqyrtim të drejtat politike dhe liritë qytetare195 vende e territore të botës nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

Duke iu referuar Raportit, Shqipëria ka mbetur në të njëjtin pozicion ashtu si një vit më parë. Ajo vlerësohet si vend me “liri të pjesshme”, me notën 3 për të drejtat politike dhe notën 3 për liritë qytetare (Nota 1 për shkallën më të mirë, ndërsa nota 7 për atë më të dobët).

Edhe Kosova klasifikohet mes vendeve “pjesërisht të lira”, por me vlerësime më të ulëta se ato të Shqipërisë: në kategorinë e të drejtave politike vlerësohet me notën 5, ndërsa në atë të lirive civile me notën 4.

Prej vendeve të tjera ballkanike, një klasifikim “pjesërisht i lirë” u është dhënë edhe Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë, të cilat kanë të njëjtin vlerësim ashtu si edhe Shqipëria.  Ndërsa në kategorinë e vendeve të lira janë përfshirë Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas raportit, viti 2013 shënon në përgjithësi rënie në liri civile dhe të drejta politike. Sipas Freedom House, ndër 195 vendet e territoret e botës, 88 vende (ku jeton 45% e popullsisë së globit, mbi 7,1 miliardë njerëz) gëzojnë liri të plotë, 59 vende (30% e popullsisë) kanë liri të pjesshme dhe 48 vende (ku jeton 25%) nuk janë vende të lira.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Belle Air. Gjykata pranon falimentimin (vendimi i plotë)

Pezullohen edhe fluturimet e Small Planet Airlines