in

Fushatë zgjedhore në shqip. Mëkat që përkthimi është i pakuptueshëm

Troia është një qytet i vogël i provincës së Foggias, ku në 25 maj do të votohet qoftë për parlamentin evropian qoftë për të rizgjedhur kryetarin dhe këshillin e komunës. Një ndër kandidatët për kreun e komunës, Giuseppe Beccia, që po bën fushatën zgjedhore me sloganin “Facciamo fiorire la primavera” ka pasur mendimin e mirë t’u drejtohet edhe imigrantëve dhe i ka thirrur në një takim që do të mbahet më 9 maj. Shumë prej tyre në gjuhën mëmë, ndaj edhe ka përkthyer pankarta me lajmërimin e këtij takimi në rumanisht, shqip dhe rusisht.

Ide për t’u përgëzuar. Po të mos lexosh lajmërimin në gjuhën shqipe. Plot gabime, madje i pakuptueshëm po të mos kesh para syve edhe atë në italisht.

Që në titull. Ai shqip thotë “Në këtë qytet ju mendoni që nuk të Jashtme” që në origjinal ishte “In questa città nessuno si senta straniero”. Është i gjithi kështu, siç mund të shihni në foton poshtë, dhe nuk zhgënjen për gabime as në rreshtin e fundit. E dini ku do të mbahet takimi? “Në anë Regina Margerita nr.134”.

Ndoshta është mirë t’i hidhet një sy pankartës në italisht. Edhe kush nuk di italisht, kupton diçka më shumë se nga versioni në gjuhën shqipe.

 

Ukraina dhe hipokrizia e politikës botërore

Valentin Frrokaj arratiset sërish nga burgu