in

Fyle: Qeveria të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit

Pesë prioritetet e vendosura sot nga KE për Shqipërinë janë vazhdimi i reformave në administratë, sigurimi i pavarësisë së drejtësisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave themelore

Tiranë, 16 tetor 2013 – “Komisioni Europian propozoi për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, duke kuptuar se do të vazhdojë përpjekjet e saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi sot Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle. 

Në një konferencë për shtyp, pas Prezantimit të Raportit të Progresit para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Fyle kërkoi që qeveria aktuale dhe opozita të kenë një dialog integrimi. “Ju e kujtoni kur vitin e kaluar propozuam statusin e vendit kandidat, duke e kushtëzuar me tre hapa specifikë. Këtë herë Komisioni është kthyer dhe thotë se Shqipëria ka përmbushur këto tre kushte si dhe ka përmbushur kushtin e zgjedhjeve parlamentare të rregullta”, u shpreh ai. 
Komisioneri Fyle nënvizoi se duke propozuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, nënkuptojmë se ajo do të vazhdojë përpjekjet e saj në luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pesë prioritetet e vendosura sot nga KE për Shqipërinë janë vazhdimi për të zbatuar reformat në administratën publike, të ndërmarrë më shumë veprime për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, të tregojë vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar si dhe të marrë masa efektive për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e komunitetit rom, politika antidiskriminuese dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë.

Lidhur me prioritetet, Fyle tha se “këto prioritete qëndrojnë mes Shqipërisë dhe hapjes së bisedimeve, sepse statusi kandidat është propozuar nga Komisioni Evropian dhe hapja e negociatave në këtë rast, janë dy çështje të ndryshme”.

Por, tha Komisioneri Fyle, kemi bërë një ofertë për autoritetet shqiptarë që të vendosin një dialog integrimi. “Është një mënyrë kjo për t’i ofruar Shqipërisë instrumenta nxitës për të adresuar këto 5 prioritete kyçe dhe shpresoj shumë që qeveria do të bëjë gjithçka që mundet që opozita aktuale të jetë pjesë e këtij procesi. Ata kanë shumë eksperiencë dhe unë shpresoj që kjo eksperiencë të përdoret për të siguruar që ka një platformë përfshirëse për të zgjidhur këto 5 prioritete kyçe”, përfundoi Komisioneri Fyle.
 

ANSA: Dritë e gjelbër Shqipërisë për statusin e vendit kandidat

Rezultatet kryesore të Raportit të Progresit 2013 për Shqipërinë – Teksti në anglisht