in

G99: “Emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet e vitit 2013”

Ndër modifikimet e kodit zgjedhor të kërkuara tashmë nga faktorë vendas dhe të huaj, G99 i kthehet idesë së para dy vjetëve dhe kërkon që të parashikohet edhe dhënia e të drejtës  efektive të votës emigrantëve

Tiranë 29 gusht 2011 – Emigrantët janë jetikë për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, por atyre nuk u dëgjohet zëri. Janë praktikisht aksionari më i madh i sistemit Shqipëri, por pa asnjë të drejtë në vendimmarrje.

G99 rihap sërish debatin mbi të drejtën efektive të votës së emigrantëve.  Në modifikimet e parashikuara të kodit penal duhet të gjendet zgjidhja edhe për t-u mundësuar emigrantëve të votojnë në vendet ku ata jetojnë. Dy vjet më parë G99 kishte hartuar edhe një projektligj që jepte një zgjidhje në këtë aspekt, që nuk u mor parasysh nga dy partitë e mëdha.

Kryetari i G99, Ervin Mete, ka deklaruar se partia e tij ka bërë një propozim ligjor në Kuvend për krijimin e mundësisë dhe garantimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në mënyrë që ata të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. “Ideja ka marrë mbështetjen edhe të PS-së. Por duhet një përpjekje që ideja të përkrahet nga i gjithë spektri politik shqiptar, sepse është e domosdoshme që të realizohet” është shprehur Mete.

Edhe Komisioni i Venecias, disa muaj më parë, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të tij, ndër të cilat është edhe Shqipëria, që t’u japin të drejtën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të votojnë për parlamentin dhe institucionet e tjera të vendit.

Përdhunim në rrugën Catania-Gela

Dëbimet: ja çfarë ka ndryshuar në ligj