in

Genova. Vret veten në burg Asllan Agaj, vrasësi i dy grave

Një vit më parë kishte therur shqiptaren 31 vjeçare me të cilën bashkëjetonte, nënë e tre fëmijëve. Në vitin 2001 kishte vrarë me kazmë edhe të shoqen

Romë, 9 nëntor 2015 – E kanë gjetur të varur në qeli me llastikun e tutave. Kështu i ka dhënë fund jetës së tij 54-vjeçari Asllan Agaj, në burgun Marassi të Genovas.

Në burg ishte mbyllur prej një viti, pas vrasjes më 11 nëntor 2014 të bashkëjetueses së tij në Viterbo. I mori jetën me thikë në grykë dhe në bark  gruas 31-vjeçare, edhe ajo shqiptare, që la pas tre fëmijë të mitur. Pas vrasjes provoi edhe të vriste veten, pa sukses, duke pirë ilaç rrobash.

E vrasja e 31-vjeçares nuk ishte  krimi i parë i Agajt. 14 vjet më parë kishte vrarë barbarisht të shoqen në Cave, provinca e Romës. Të shoqes, pas 20 vjetëve martesë, i mori jetën duke e qëlluar me kazmë. Për këtë krim u dënua me 14 vjet burg por u lirua në vitin 2012.

 

Flukset. Mbërrin një mini-dekret

“Fshesa” greke kthen 1.761 shqiptarë gjatë tetorit