in

Gjendet trupi pa jetë i Raimonda Zefit

I shoqi rrëfën se e ka vrarë ai. Trupi gjendet në një pyll pranë Stazzema.

Romë, 8 janar 2011 – Raimonda Zefi, 30 vjeç, e zhdukur që natën e Vitit të Ri në Massarosa të provincës së Luccas është vrarë nga i shoqi, Francesco Quinci, 36 vjeç. E ka rrëfyer në kazermën e karabinierëve pas një nate të gjatë arrjesh në pyetje.

Në mëngjes karabinierët kanë gjetur trupin e pajetë të gruas në një pyll në lokalitetin Colle dello Scopeti, në Stazzema. Kërkimet filluan menjëherë në Alta Versilia pas rrëfimit të të shoqit.

Çifti me dy  fëmijë, me moshë 3 dhe 8 vjeç, ishte duke u ndarë, ndaj që më 3 janar, kur i shoqi deklaroi zhdukjen e Raimonda Zefit,  hetuesit eliminuan menjëherë hipotezën e largimit me dëshirë të gruas, dhe filluan të merrnin në pyetje 36-vjeçarin.

Zihet me gruan e hidhet në det. Ende nuk e kanë gjetur

Në 10 vjetët e fundit, dy ndërmarrje ndër tre janë ngritur nga të huajt