in

Gjirokastër. Policia ndalon 20 migrantë

Gjatë 9 muajve të parë të vitit, janë ndaluar mbi 1.000 imigrantë të parregullt që kalojnë nëpër Shqipëri për të shkuar drejt vendeve evropiane

Tiranë, 1 tetor 2013 – Njëzet imigrantë janë ndaluar sot në dy aksione të ndryshme në qarkun e Gjirokastrës. Kështu njofton policia kufitare, në jug të vendit. “Të dyja grupet e emigrantëve nga Sudani, Afganistani dhe Pakistani, u ndaluan tre kilometra në thellësi të territorit shqiptar”, thonë burime nga policia. Mes tyre ishte edhe një grua shtatzënë që është shoqëruar në maternitetin e Gjirokastrës për kura të specializuara.

Vetëm gjatë 9-mujorit të këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 1.000 imigrantë që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Shqipëri.

ISTAT: Papunësia në radhët e të rinjve arrin në nivelin rekord të 40,1%

Një nëndetëse në qendër të Milanos