in

Gjykata kushtetuese: “Nuk duhet karta e qëndrimit për të përfituar nga fondi i paaftësisë fizike”

Hidhet poshtë ligji i krahinës së Kalabrisë

Romë, 19 janar 2013 – Ligji i Krahinës së Kalabrisë i 20 dhjetorit 2011 mbi Fondin për personat me paaftësi fizike “në pjesën ku vendos që shtetasit jokomunitarë, për të përfituar nga ndërhyrjet e parashikuara në ligjin në fjalë, duhet të kenë kartën e qëndrimit” shkel Kushtetutën. E ka deklaruar Gjykata kushtetuese, që në një sentencë të depozituar më 18 janar, shprehet se norma e Krahinës shkon ndesh nenit 3 të Kushtetutës sepse “kufizimii grupittë përdoruesvetë përfitimeve” duhet konsideruar “i paarsyeshëm dhe cenues i parimit të barazisë”

Kriteri i kërkuar nga ligji, i ‘kartës së qëndrimit’, për më tepër, rezulton ‘i pazbatueshëm’, vë në dukje Gjykata, pasi edhe vetë dokumenti është zëvendësuar nga ‘lejeqëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë’. “kushti paraprak për marrjen e të cilës është të pasurt, për të paktën 5 vjet, i një lejeje qëndrimi”. Kështu, në ligj “është futur një element dallimi arbitrar, edhe pse nuk ekziston asnjë korrelacion i arsyeshëm mes kushteve të përfitimit nga shtetasit jokomunitarë të shërbimeve në diskutim dhe situatës së vështirë e në nevojë, që u referohen drejtpërdrejt personit si i tillë, që përbëjnë edhe kushtin bazë për përfitimin e ndihmesës shoqërore”.

“Nuk është e mundur të supozohet apriori që të huajt me aftësi të kufizuara, titullarë të lejes së qëndrimit për qëndrues afatgjatë, janë në gjendje nevoje më shumë se të huajt e tjerë që edhe pse të rregullt në Itali, nuk mund të gëzojnë një dokument qëndrimi si të parët” thuhet gjithnjë në sentencë.

“Ndërhyrjet sociale – thotë Gjykata Kushtetuese – u duhen shtrirë tyë gjithë qytetarëve, qofshin këta edhe të huaj, mjaft që të kenë një dokument çfarëdo qëndrimi”.

Il PD: “Nuovi italiani in Parlamento? Rispecchiano l’Italia reale”

Da quanto tempo aspetti la cittadinanza italiana?