in

Greqi. Arrestohet udhëheqësi i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos

Ai e 35 të tjerë, deputetë apo anëtarë të Agimit të Artë akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

28 shtator 2013 – Policia greke ka arrestuar liderin e partisë neo-naziste Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, bashkë me zëdhënësin e deputetin e kësaj force, Ilias Kassidiaris. Lajmin e ka konfirmuar vetë policia që ka zbuluar se ekzistojnë prova që lidhin anëtarët e Agimit të Artë me vrasjen me thikë në Athinë më 18 shtator të rapper-it Pavlo Fyssas, 34 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Me këtë akuzë sot janë lëshuar plot 36 urdhër-arrestime për deputetë dhe anëtarë të Agimit të Artë. Mes të arrestuarve është edhe sekretari i partisë i seksionit të lagjes Nikea ku ishte i regjistruar Yorgos Rupakias, që ka pranuar vrasjen e Fyssas-it.

Agimi i Artë është një forcë neo-naziste greke që për herë të parë ka fituar të drejtën të ulet në parlament në vitin 2012, por si forca e tretë politike në vend me 18 deputetë.

Lamtumirë Dik Shelton

Rama emigrantëve në ShBA: “Me ju Shqipëria mund të bëjë atë që secili prej jush ka bërë individualisht”