in

‘Greqi? Jo Shqipëri’, ‘Spanjë? Jo Kosovë’

Videoklipi për promovimin e Zgjerimit të Bashkimit Europian: “Kaq të ngjashme, kaq të ndryshme, kaq Evropiane”

Romë, 7 mars 2012 – Nën sloganin “Kaq të ngjashme, kaq të ndryshme, kaq Europiane” një videoklip prej një minute, i përgatitur nga Komisioni Europian për Zgjerimin, tregon se sa mahnitëse është Europa Juglindore. Rajoni ka padyshim dallimet e tij por pikërisht për këtë arsye është kaq emocionues, kaq magjepsës. Por a është vërtet kaq ndryshe sot?

“Një gjë është e sigurt: Europa Juglindore ka pësuar ndryshime të mëdha njëzet vjetët e fundit. Në rrugën e tyre drejt BE-së, vendet e këtij rajoni kanë transformuar shoqëritë, duke vënë në jetë një sërë reformash radikale. E kush nuk e njeh, do të mbetej ndoshta gojëhapur nga thesaret e bukuritë që mund të zbulojë” thuhet në tekstin e shkurtër që shoqëron videon. E bukuritë e thesaret e Europës Juglindore jepen duke i krahasuar me ato, pak a shumë të ngjashme, të vendeve anëtare të BE-së. Kështu për shembull teksa tregon Kosovën, dikush mund të kujtojë se është në Spanjë, teksa tregon Shqipërinë, dikush kujton se është në Greqi.

“Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, Serbia dhe Turqia po shkojnë të gjitha së bashku drejt Bashkimit Europian. – nënvizon teksti – Madje Kroacia ka shkuar edhe më tej në rrugën drejt BE-së, ajo do të jetë vend anëtar nga 1 korriku 2013”.

Ministri i Punës: “Jo flukse të reja, por lejeqëndrim më të gjatë të papunëve”

Per quanto tempo posso lasciare l’Italia senza perdere il permesso?