in

Greqia riatdheson emigrantë shqiptarë të parregullt

 

Nga shkurti deri më sot, rreth 150 shqiptarë janë përzënë nga Greqia sepse kanë hyrë atje në mënyrë të paligjshme apo me pasaportë biometrike e kanë qëndruar më gjatë se 90 ditë

Tiranë, 25 maj 2012 – Policia greke ka filluar rikthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilëve u ka kaluar afati 90 ditor i qendrimit, sipas rregullave të “Shengenit”, apo kanë hyrë në territorin e vendit fqinj në mënyrë klandestine.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm nga Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijes, nga muaji shkurt deri tani, janë rikthyer nga Policia greke rreth 150 emigrantë shqiptarë, nga zona të ndryshme të vendit.

Zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, thotë se të rikthyerit janë të gjithë emigrantë që kanë shkuar në Greqi në mënyrë klandestine, ose me pasaporta biometrike dhe u ka skaduar afati i qëndrimit prej 90 ditësh në vendin fqinj.

Ndërkaq, disa nga emigrantët e riatdhesuar janë shprehur se janë ndaluar nga Policia në stacione urbane, apo mjedise publike, pasi nuk kanë qenë të pajisur me leje pune, apo me ndonjë dokument tjetër që të vërtetonte qëndrimin e tyretë rregullt në shtetin helen.

L’Albania nel suo cinema – Roma, 2-5 giugno

Berat. Spitali përzë të mbijetuarën e aksidentit të Himarës