in

Greqia u heq pensionin 3.500 të moshuarve shqiptarë

Janë rreth 17 mijë shqiptarë që marrin pension grek, 3.500 të tjetër e kanë humbur këtë të drejtë për shkak të mosparaqitjes së dokumenteve

Romë, 26 tetor 2011 – Enti grek i sigurimeve shoqërore të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3.500 shqiptarëve me prejardhje greke, të quajtur ndryshe edhe homogjenë. Sipas agjencisë greke të lajmeve, AMNA, kjo gjë ndodhi për shkak se ata nuk paraqitën brenda afatit ligjor dokumentacionin që u është kërkuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe i sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis, në një shkresë drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.

“Në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension (me vlerë 360 euro) nga OGA dhe kanë lindur në Shqipëri”  – shpjegon ministri.

“Për këtë kategori pensionistësh u kërkuan dokumente të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe certifikata lindjeje dhe gjendjeje familjare”, thuhet në shkresën e ministrit dhe vazhdohet.  “Deri më sot. Sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, u depozituan dokumente nga 17.130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria. Nga këta, në 3.500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore”.

 

Shërbimi civil. Nuk mund ta kryesh nëse je i huaj

Elton Kalica. Nga burgu në Cie