Durrës, 11 tetor 2011 – Tragetet që lundrojnë nga Bari drejt Durrësit kanë pësuar sot vonesa disa orëshe, për shkak të grevës së punonjësve të transportit nga ana tjetër e Adriatikut.
Nga porti i Durrësit bëjnë të ditur për ATSH-në se tragetet janë nisur nga Bari sot rreth orës 04.00, me afro pesë orë vonesë kundrejt orarit zyrtar të lundrimit. Kështu që, në vend që të mbërrinin në mëngjes, në orën 08.00, tragetet “Riviera Adriatica”, “Bridge” dhe “Ankara” kanë mbërritur në portin e Durrësit pas orës 14.00 orës 14.30.