in

Guardia di Finanza sekuestron mbi 300 kg marijuanë. Në pranga tre persona

Droga mbahej në një garazh në Mori të provincës së Trentos, e prej aty transportohej në Veneto me një furgon që zyrtarisht merrej me transporte mallrash

Romë, 16 maj 2013 – Mbi 300 kg marijuanë janë sekuestruar në provincat e Veronës dhe Trentos nga Guardia di Finanza që ka zbuluar edhe një “punishte” për konfeksionimin e drogës e ka arrestuar tre shqiptarë. Sasia e drogës së sekuestruar po të hidhej në treg do të sillte fitime për 3 milionë euro.

Nga hetimet, financierët kanë zbuluar një fluks droge që nisej nga Trentino drejt provincave të Venetos. Sasi të mëdha droge transportoheshin nga dy shqiptarë pa precedentë penalë në një furgon e fshehur pas mallrash të tjerë: nga një kontrollim i automjetit, Guardia di Finanza ka gjetur mëse 30 kg marijuanë në disa kuti kartoni që teorikisht duhet të përmbanin vetëm lesh qelqi.

Më pas, financierët kanë arritur të gjejnë edhe “magazinierin” e grupit, një tjetër shqiptar pa precedentë penalë që në Mori (provinca e Trentos) kishte marrë me qira një zshtëpi me garazh. Këtë të fundit e kish thyer praktikisht në një punishte për konfeksionimin e drogës. Aty i gjetën rreth 290 kg marijuanë, me të njëjtin imbalazhim si sasia e drogës e gjetur në furgon.

Arrin Social Card e re, këtë radhë edhe për të huajt

Elhaida Dani në gjysmëfinalen e “The voice of Italy”