in

Guri i rëndë në vend të vet / 3

Emigranti, nëse kthehet, është burim i vërtetë për Shqipërinë. Shqiptarët janë më të bindurit. Thonë: “Guri i rëndë në vend të vet”. e kanë menduar gjithnjë kështu.
Leonard Lulaj ka ngritur një firmë ndërtimi, një palestër dhe është president i Federatës shqiptare të Gjimnastikës

Ndërtuesi
Emri mbetet shqiptar, por Leonard Lulaj tashmë është shtetas italian. Më i integruar se kaq? E megjithatë vendosi të kthehej në Shqipëri. Leonardi është 43 vjeç, i martuar, me dy fëmijë të vegjël. Ka qenë mes të parëve që ka ardhur në Itali, me vizë turistike në vitin 1992. edhe me fat: ishin vitet kur në Itali vihej duke sfiduar jetën me gomone. Sot duket si peshëngritës, e megjithatë Leonardi ka qenë për shtatë vjet, gjatë epokës së Enver Hoxhës, kampion kombëtar i gjimnastikës artistike. Të tregon kartëvizitën: president i Federatës shqiptare të Gjimnastikës. Madje edhe në Itali, mes shumë zanatesh që ka bërë, ka qenë edhe trajner i të rinjve në unaza e paralele, por edhe masazhator, mbledhës ullinjsh dhe pjatalarës.

Me Italinë nuk i ka ndërprerë të gjitha urat, e as ka ndërmend ta bëjë. Paguan qiranë e apartamentit në Roncaglia në provincën e Padovës, ku jeton i ati Pjetri dhe e ëma Persa, madje në Itali do të çojë edhe fëmijët të studiojnë kur t’u vijë koha.

Ndërsa në Shqipëri apartamentet i ndërton, dhe të tregon nga dritarja një pallat të madh akoma në ndërtim e sipër. E ndërkaq të nxjerr një tjetër kartëvizitë: Leonard Lulaj, administrator i përgjithshëm i Sky 07 Construction. Ka gjetur edhe kohën të diplomohej për drejtësi në Tiranë.

Sky 07 është edhe emri i palestrës së tij në Shkodër, dhe një kartëvizitë e tretë rendit specialitetet: balet, fitness, aerobi e të tjera akoma. Leonardit i pëlqen fjala sky, qiell: “Sepse qielli im – shpjegon – u hap në vitin 2007 kur u ktheva”. Intuitën e sipërmarrësit e ka të gjithën. Slogani i tij është: “Ku ka mjerim ka para”, sepse në një vend ku duhet ndërtuar gjithçka, siç është Shqipëria, ka nevojë për ndërtues. Dhe shpjegon: “Në Itali ekziston tashmë gjithçka. Ç’mund të ndërtoja atje?”. (G. Ruggiero)

Lexo edhe: Guri i rende ne vend te vet /1

Guri i rende ne vend te vet /2

Gedafi: “5 miliardë në vit për të ndaluar klandestinët”

Vlonjati që iku në Itali me kamerdare e kthehet me velierë