in

Hapet Java Italiane në Shqipëri. 170 kompani italiane të pranishme

Grasso: Garantoni konkurrencë të ndershme për biznesin

“Sot dua t’i kërkoj qeverisë së përfaqësuar nga kryeministri Rama, por edhe organeve të drejtësisë , të cilat kanë detyrën të kontrollojnë ligjshmërinë e ndërhyrjeve të tyre, një angazhim më të thellë e më të vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme, pa të cilën sipërmarrja ekomnomike, investimet nuk munden në asnjë mënyrë të kenë sukses”, theksoi Grasso duke shtuar se duhet të vazhdoni në rrugën e reformave dhe në sigurinë e rregullave e të drejtësisë

Sot dua t’i kërkoj qeverisë të përfaqësuar nga kryeministri Rama, por edhe organeve të drejtësisë , të cilat kanë detyrën të kontrollojnë ligjshmërinë e ndërhyrjeve të tyre, një angazhim më të thellë e më të vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme, pa të cilën sipërmarrja ekomnomike, investimet nuk munden në asnjë mënyrë të kenë sukses”, theksoi Grasso duke shtuar se duhet të vazhdoni në rrugën e reformave dhe në sigurinë e rregullave e të drejtësisë. 

Ai shtoi se “demokracia e re shqiptare duhet të jetë e vetëdijshme, dhe jam i bindur që është e tillë, se futja e kapitaleve të paligjshme dhe interesave kriminale në botën e financës mund të krijojë një mirëqënie të përkohshme e të pjesshme në përfitim të pak vetave.Ndërkaq ka një dyshim që e gjithë kjo e ndot në mënyrë të pariparueshme sistemin ekonomik e financiar me rezultate shkatërruese dhe të pakthyeshme. Ekonomia kriminale e dëmton konkurrencën nëpërmjet konkurrencës së pandershme prodhon krizë, shpesh i kthen tregjet në diçka të ngjashme me ta”.  “Sipërmarrësit përfaqësojnë pjesën më dinamike dhe më të qartë të botës ekonomike italiane, një model të çmuar të ndërkombëtarizimit të kësaj shoqërie. Sipërmarrësit italianë janë vendosur këtu jo vetëm për të nxjerrë jashtë kufijve të tyre produktin e tyre, por edhe të filluar aktivitete te reja në nje treg si ky shqiptari, që ështe treg i ri dhe ofron potenciale të mëdha zhvillimi ekonomik dhe tregtar”, tha Grasso.

Sipas tij, objektivi i tyre është rritja e këtyre sipërmarrjeve dhe të fituarit e tregut në mënyrë progresive duke vendosur kështu një bashkëpunim ekonomik, i cili do të jetë i aftë të gjenerojë rritje dhe zhvillim për të dyja vendet edhe për Shqipërinë e Italinë.
“Vlerësoj përpjekjet e qeverisë shqiptare për të krijuar falë reformave të filluara një klimë apo mjedis të favorshëm për investime , i referohem asaj për të cilën foli edhe ambasadori Gaiani që janë lehtësitë dhe nxitjet për investitorët e huaj nëpërmjet ndërtimit të parqeve industriale e zonave të lira , mendoj edhe për masat tatimore fiskale për ligjet, normativat që lidhen me lehtësimin e fillimit të një aktiviteti ekonomik në këtë vend, procedura të cilat shpesh në të shkuarën kanë krijuar pengesa dhe ne shpresojmë që këto pengesa të zhduken edhe me anë të kësaj klime të re refomash pozitive që kanë filluar”, tha Grasso.

“Mendoj – vijoi ai – se sektorët kryesorë të zhvillimit si energjia, telekomunikacioni, infrastruktura, industria agroushqimore, turizmi etj, mund të jenë fusha ku ndërhyrja jonë mund të jetë vërtet produktive”. 

“Institucionet shqiptare të konsolidojnë progresin tashmë të arritur e të njohur nga të gjithë ne për të hyrë ashtu si ne duam, në Bashkimin Europian. Lidhjet e fuqishme që na bashkojnë do të bëhen akoma më të ngushta me rastin e ekspozitës universale të Milanos “Expo2015 ” në Milano, ku Shqipëria do të marrë pjesë në panairin “Bio mesdhetar” të vendeve që lagen nga deti Mesdhe dhe që ndajnë me njëri-tjetrin një trashëgimi të tërë kulture e zakonesh”, përfundoi Grasso.

Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho

Presidenti i Senatit Grasso në Tiranë: “Italia ju mbështet, vazhdoni reformat”