in

Hapet Java Italiane në Shqipëri. 170 kompani italiane të pranishme

Ministri Ahmetaj investitorëve italianë: Qeveria, partnerja juaj e përkushtuar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj deklaroi në fjalën e tij se Shqipëria ka potenciale për t’u zhvilluar, ndërsa ftoi kompanitë italiane të investojnë në vendin tonë, duke iu ofruar atyre të gjithë mbështetjen e duhur.

“170 kompanitë që janë sot këtu uroj të kthehen me bindjen se Shqipëria është vendi i duhur për të bërë biznes, sepse ajo është vendi i duhur për të bërë biznes. Qeveria do të jetë partnere e përkushtuar për të ndihmuar dhe në Shqipëri gjeni veten të trajtuar si në shtëpitë tuaja”, iu drejtua ministri Ahmetaj investitorëve italinë të ndodhur në Tiranë në kuadër të edicionit të parë të “Javës Italiane”.

Sipas ministrit Ahmetaj bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve nuk u ngadalësua nga kriza ekonomike. Duke iu referuar statistikave, ai u shpeh se në 5 vitet e fundit marrëdhëniet tregtare me Italinë kanë shënuar rritje të ndjeshme në vlerë dhe volum. “Eksporti në vitin 2009 nga 648 milionë dollarë arriti në fund të vitit 2013, 1,14 miliardë dollarë dhe importet nga 1,12 miliardë dollarë në 1,7 miliardë dollarë. Kjo marrëdhënie siç theksova në ngritje dëshmon bashkëpunimin tejet të ngushtë midis dy vendeve në të gjithë sektorët”, tha Ahmetaj.

“Kemi krijuar lehtësira jo vetëm nga pikëpamja e reduktimit të kohës e kostos për biznesin, por edhe duke eleminuar barriera burokratike, të cilat kanë qenë pengesë për sipërmarrjen vendase apo të huaj”, tha Ahmetaj.

Shqipëria, sipas ministrit Ahmetaj do të jetë pjesëmarrëse në panairin Expo 2015 të Milanos, panair që do të ketë 20 milionë vizitorë fizikë dhe 1 miliardë vizitorë virtualë, 180 vende pjesëmarrëse me mijëra ekspozime me tradita e kultura të ushqimit. “Pjesëmarrja e Shqipërisë në të përbën një mundësi të artë për zhvillimin e mëtejshëm të investimeve italiane në Shqipëri” u shpreh ministri.

Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho

Presidenti i Senatit Grasso në Tiranë: “Italia ju mbështet, vazhdoni reformat”