in

Hetime. Përflitet Berluskoni, por edhe PD vihet në siklet nga eksponentë të saj

PdL qan, por PD nuk mund të qeshë. Hetimet gjyqësore përfshijnë mbarë spektrin politik italian

Politika italiane është sërish në qendër të hetimeve gjyqësore. Sipas prokurorisë së Barit, sipërmarrësi Giampaolo Tarantini i ka ofruar prostituta kryeministrit Berlusconi për të marrë si shpërblim tendera publikë. Ndërkaq mediat kanë botuar shumë përgjime, duke nxjerrë në pah zakonet e diskutueshme seksuale të kreut të qeverisë.

Mbi Tarantinin po heton edhe prokuroria e Napolit, që e akuzon për shantazh ndaj Berlusconit, duke arritur ti zhvatë qindra mijëra euro kundrejt një qëndrimi të favorshëm gjatë proceseve. Kryeministri thotë se nuk e dinte që ato gra ishin prostituta, dhe se pagoi Tarantinin vetëm për të ndihmuar një familje në nevojë.

Tronditet edhe partia demokratike, forca kryesore e opozitës. Një eksponent i saj, Filippo Penati, akuzohet se ka marrë tangjente kur ishte kryebashkiak i Sesto San Giovanit dhe president i provincës së Milanos. Fakti që Penati është bërë shef i sekretarisë politike liderit të PD-së, Pierluigi Bersani, vë në pozitë edhe më të vështirë partinë.

Lexo edhe: Tarantini. Vajza Berluskonit, për të siguruar një tender edhe për gazsjellësin në Shqipëri

Çmime më të larta? Për faj të IVA-s

Çfarë dokumentesh nevojiten për bashkimin familjar me bashkëshorten?