in

Hidhet nga treni e humbet jetën 23-vjeçari Jahja

Klisjan Jahja, pa dokumente qëndrimi e pa biletë, për t’i shpëtuar kontrollit në trenin e linjës Milano-Albenga, thyen dritaren e hidhet poshtë.

Romë, 20 nëntor 2013 – Të vdesësh 23 vjeç pse nuk ke leje qëndrimi e biletë është e pashpjegueshme. Por pikërisht vekjen ka gjetur Klisjan Jahja, një djalë shqiptar që jetonte në Milano e që nuk kishte leje qëndrimi e që kish marrë trenin pa prerë biletë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 18 nëntor, rreth orës 15.30, në trenin rajonal të pasdites që lidh Milanon me Albengën. Kur agjentët e Polfer gjatë një kontrolli rutinë i kanë kërkuar dokumentet e biletën, Jahja është ndier ngushtë pasi nuk kishte asnjërën prej tyre. Ka kërkuar të shkojë në banjë, është mbyllur brenda, ka thyer xhamin dhe është hedhur poshtë ndërsa treni ecte me shpejtësi.

Alarmi është dhënë pas pak minutave kur është kuptuar veprimi ekstrem i 23-vjeçarit që nuk gjendej më në banjë. Është ndaluar treni dhe është bllokuar trafiku hekurudhor në atë linjë. Policia dhe personeli i hekurudhave ka nisur kërkimet përgjatë linjës së hekurt dhe e kanë gjetur pranë shinave në territorin e komunës së Castellettos.  

Për Klisjan Jahjën nuk mund të bëhej më asgjë: kishte ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda të marra në përplasjen me terrenin.

Për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë pa humbur lejen e qëndrimit?

Edi Rama: “Ja pse thashë jo për armët kimike”