Hipokrizia e politikës dhe i politikave kulturore përballë tragjedisë së Katër i Radës
Nga Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj
Jemi dy artistet qe ne mars te 2012 sollen dy pjese te anijes Kater i Rades ne Vlore, busullen dhe fenerin per te krijuar nje monument ne kujtim te historise se dhimbshme te “Kater i Rades”.
Te gjitha përpjekjet e ketyre viteve per te bere te mundur realizimin e nje Muzeu perkujtimor mbi kete histori, kane rene sistematikishte ne veshe te shurdher.
Kemi protokolluar kerkesen tone per nje truall publik per ndertimin e Museut per Memorien e Kater i Rades ne Bashkinë e Vlorës ne vitin 2012. Me qeverinë aktuale takuam personalisht keshilltaret per kulturen z. Fate Velaj dhe z. Shkelzen Maliqi ne mars te 2014 të cilëve u ilustruam projektin tone. Ndershmerisht, z. Velaj na u pergjigj se kete projekt do ta ndiqte me nje delegacion te Barit, sepse ata i kishin premtuar ekspozita private dhe nje promovim te mirfillt te artit te tij ne Pulie te Italise. I kemi shkruar z. Edi Rama dhe znj. Mirela Kumbaro duke u bashkangjitur projektin tone. Por asnje pergjigje apo interesim. Zotit Velaj nuk i interesonte argumenti ynë por tani na del si “nismetar/kurator”, ideator dhe organizator i konferencës “NJE URE PER NE OTRANTO” e mbajtur ne Teatrin Petro Marko te qytetit te Vlores.
Por zoterinj te nderuar dihet publikisht qe ky projekt ekziston qysh prej 2011 (Un ponte tra Otranto e Valona in nome dell’arte e della “Kater i Rades” – Corriere Salentino 19 dicembre 2011).
Çfarë tutele kanë idetë dhe projektet artistike në Shqipëri kur mund të vidhen publikisht në dritën e diellit?
Dhe n.q.s vërtet nuk njihet odiseja dhe ekzistenza e projektit tonë përse atëherë kërkohen tek familjarët dy objektet e sjella nga ne, busulla dhe Feneri, që u kemi lënë nën kujdesje? Çfarë eshte e drejta e autorit per ju zotërinj?
Por te bejme nje hap mbrapa. Perse eshte kaq i rendesishem ky monument per ne?
Sepse kjo tragjedi i perket memories se popullit tone. Ky monument eshte i rendesishem sepse eshte mbartes i historisë se brishte e kaotike te post komunizmit. Na kujton se nga politikat e gabuara varet dhe vete jeta e njerezve te thjeshte. Ky monument do te na kujtonte qe kjo histori nuk duhet të përsëritet kurre më. Do t’u kujtonte brezave te ardhshem qe periudha e tranzicionit nga komunizmi ne demokraci nuk ishte fushe me lule.
Ndërsa historia e Katër i Radës dëshmoi indiferencen e përgjithshme te politikes shqiptare mbi qytetarin shqiptar ne kontroversie gjyqesore me nje shtet te huaj, si ne rastin e familjareve se viktimave ndaj shtetit italian, per 17 vjet me radhe. Kjo histori dëshmoi se ndoshta politika shqiptare e këtyre 27 vjetëve nuk ka asnje lloj ndjenje pergjegjsie etike dhe civile. Dhe duke marre hua nje thenie te shkrimtarit te madhe Luis Sepulveda do te shtonim me hidhërim “Nje popull pa kujtesë eshte nje popull i vdekur”.
E vepra ne Otranto?
Me vepren e krijuar ne Otranto, ajo çka ishte e nënkuptonte anija “Kater i Rades”, u transformua simbolikisht ne nje objekt tjeter. Ne krijimin e kesaj vepre ndodhin dy procese te ndryshme ajo e universalizimit dhe ajo e natyralizimit te masakres, siç i quan sociologu Daniele Salerno ne vepren “Ngjyra e kombeve”.
Universalizimi vjen nga zgjedhja e artistit grek Kristos Varostos si artist qe do te krijonte vepren i cili vendosi te realizonte nje monument te menduar si installacion artistik që duhet të transformonte anijen ne nje simbol. Edhe zgjedhja e aryistit është e qëllimshme për universalizimin, për të mos trajtuar historinë e mirëfilltë të mbytjes se “Kater i Rades”, por per t’i bere homazhe migrimit ne pergjithesi. Per kete motiv vepra quhet “L’approdo Opera all’umanità migrante” (Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues). Qe ne titull humbet referenca e mbytjes se anijes “Kater i Rades”, humbet gjithashtu çfardolloj reference historike mbi fundosjen. Si monument humbet edhe emri origjinal duke u bere diçka tjeter. Ne emrin e vepres kemi edhe paradoksin me te forte, sepse te vetmin port qe kjo anije pa, ishte fundi i detit dhe kjo anije nuk eshte simbol mikritjeje.
Natyralizimi vjen me ndertimin fizik te vepres. Anija trajtohet dhe pastrohet nga ndryshku. Prihet pjesa e saj me e rendesishme, barku i anijes ku ngelen ne kurth nena me femije, dhe mbi te gjitha ne trupin e anijes vihen pllaka te ndryshme qelqi per te përfaqësuar valet e detit. Anija keshtu duket sikur lundron, sipas artistit, ne stuhi. Varotsos e krahason Kater i Rades ne ate nate te 1997, me Greqinë dhe Italine aktuale si dy shtete qe gjenden nen stuhinë e situates politike e financiare evropiane. Anija kthehet keshtu ne metafore te krizes se ketyre dy vendeve dhe fshihen te gjitha trajtat e tragjedisë. Ne trajtat kryesore shprehese te vepres zhduken te gjitha referencat e historisë se Kater i Rades. Se pari zhduket ajo e kontestit historik-shoqëror ne te cilin ndodh masakra dhe si pasoje e kesaj zhduket automatikisht përfaqësimi i viktimave qe humben jeten.
A eshte e mundur qe nje episod i historisë Shqiptare te transformohet nga disa persona në një pretekst per te folur per vendet e tyre, Greqine dhe Italine?
Ku eshte klasa jonë politike?
Nje artist tjeter ka trajtuar nje histori te tille. Christian Boltanski, artist francez, ka punuar nder te gjitha mbi tragjedinë e Ustikes ne Itali, kur nje avion civil shpertheu i goditur nga nje raketë ushtarake dhe humbën jeten 81 persona. Ishte 27 qershori i 1980 por kjo eshte nje histori tjeter. Boltanski mori te gjitha pjeset e ngelura nga shperthimi dhe rindertoi ne menyre artistike fantasmen e avionit duke përfshirë ne procesin e realizimit se vepres edhe familjaret e viktimave. Krijojne Museun e Memories se Masakres te Ustikes.
Boltanski nga qindra pjesë rindertoi avionin dhe i dha dinjitetin e duhur historisë se Ustikes ndersa z. Varostos dhe z. Luigi De Luca kishin ne dore anijen te tere dhe e bënë copash per te folur per krizen Greke dhe Italiane!
A eshte e mundur qe me paturpesine dhe hipokrizinë me te madhe, ajo qe eshte nje faqe e trishte e historise sone bashkekohore, te perdoret si pretekst per te shkruar mbi situatat politike-financiare te Greqise dhe Italise duke shperfillur mbi te gjitha ndjenjat e Shqiptarëve dhe te kujt kish humbur familjaret e vet? A eshte e mundur qe cinizmi arrin deri aty ku humbet edhe respekti me elementar per ke ka humbur jeten, siç eshte perkujtimimi?
A eshte e mundur qe z. Costas Varotsos dhe organizuesit e tjere te masakres te dyte te “Kater i Rades” si z. Luigi De Luca, z. Luciano Cariddi, etj… sot ne 26 mars 2017 me hipokrizinë me te madhe t’u bejne homazhe viktimave se masakres se Kater i Rades duke hedhur lule ne det për 20 vjetorin e perkujtimimit? Nga ana humane edhe mund ta bejne, por ndoshta me perpara duhet t’u kerkojne falje familjareve se viktimave dhe popullit Shqiptar ne pergjithësi, per ate qe bene ne Otranto. Sot keta njerez trajtohen publikisht nga elita e politikes Shqiptare, me z. Edi Rama ne krye, si shpetuesit e “anijes”.
Cilën anije? Si e ka emrin? Per çfarë flitet? A e di elita jone? A eshte e mundur qe politikanet tane te jene kaq te verber apo te leshte? Apo te gjitha keto pyetje i gjejne pergjigjet ne ekspozitat personale dhe homazhet qe i behen “Vlonjatit” tone z. “keshilltar te kultures” Fate Velaj ne jugun e Italisë?
Zoterinj te nderuar polikane, perpara se te beni ftesa zyrtare ndoshta duhet te dokumentoheni me mire sepse, që Katër i Radës kujtohet ende sot kjo është e mundur në radhë të parë fale vullnetit dhe sakrifices te stermadhe të familjarëve të viktimave te saj që nuk kanë lejuar që tragjedia të zbehet nga mjegulla e harresës per 20 vjet me radhë me kokëfortesinë e dikujt qe eshte totalisht i ndergjegjshem qe ben nje lufte pa asnje lloj mbeshtetjeje, ne vetminë dhe injorimin me total nga politika. Që për Katër i Radës flitet akoma sot, që objekti Kater i Rades ekziston, edhe pse i copëtuar ne menyre te turpshme është e mundur falë një komuniteti që u interesua për të si Shoqata Skenderbeu me Giuseppe Chimisso ne krye, Klodiana Çuka e shoqates Integra ONLUS, gazetari e shkrimtari italian Alessandro Leogrande, autor i “Naufragio. Morte in Mediterraneo” dedikuar asaj tragjedie, gazeta Shqiptari i Italisë me Keti Biçokun, Irida Cami gazetare e Top Channelit ne Itali, gazetarja Ornella Bellucci, autore e audio-dokumentarit “Katër i Radës”, gazetarin Enrik Mehmeti ne personalisht si artistë dhe qytetarë vlonjatë, si dhe gjithe interesi i komunitetit Shqiptar ne itali i shprehur përmes rrjeteve sociale. Keshtuqe do te ishte normale dhe krejt e natyrshme qe rryma drejt mbylljes se kesaj historie me nje Muze të Memories te kish pjesëmarrjen e kujt i dha dhe i jep rëndësinë dhe dinamicitetin e duhur qe kjo histori te mos humbiste ne humneren e harresës.
I paharruar qoftë kujtimi i “Katër i Radës” dhe historia e Shqipërisë.
Arta e Ben (Scafisti scafati) “Kater i Rades” 2014 video/installation – Uncharted Artkontakt Festival 2014 Porto Palermo