in

Homazhe në nderim të Sabri Godos

Tiranë, 4 dhjetor 2011 – Shqipëria sërish në ditë zie (sot vetëm për dy orë), sot për të nderuar shkrimtarin e politikanin Sabri Godo që u nda dje nga jeta pas një tumori në mushkëri. Pasi kaloi mbi dhjetë ditë në spital, kish shkuar në shtëpi për të kaluar pranë familjes ditët e fundit të jetës.

Sot, nga ora 12.30, nën tingujt e muzikës funebre dhe atmosferës mortore, zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues të partive politike, të trupit diplomatik, deputetë të dy të krahëve, të afërm, qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po i japin sot lamtumirën e fundit politikanit dhe shkrimtarit të shquar Sabri Godo, në homazhet që po zhvillohen në hollin e seancave plenare mesditën e së dielës, të organizuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndër ata që po po bëjnë homazhe pranë trupit të tij në hollin e Kuvendit, presidenti i Republikës, Bamir Topi, ish presidenti Mejdani, kryeparlamentarja Topalli, ministri i Jashtëm Haxhinasto, përfaqësues nga Kosova dhe të partive shqiptare nga Maqedonia, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ambasadori i ShBA-së Aleksandër Arvizu, eksponentë të shumtë të partisë Republikane, deputetë  dhe eksponentë të shumicës e të opozitës.
Në nderim të tij, i cili u nda nga jeta mesditën e djeshme në moshën 82 vjeçare, Qeveria shqiptare shpalli zi kombëtare të dielën nga ora 12.30 deri në 14.30. Sipas  vendimit, në institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do te ulet në gjysmë shtizë ndërsa në orën 14.30 do të mbahet një minutë heshtje.
Sabri Godo do të kujtohet si një ndër politikanët më të moderuar të tranzicionit që dha kontributin e tij për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe si një ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri.

I lindur në Delvinë më 8 gusht 1929, dhe pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, Godo e vazhdoi të mesmen në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Godo u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij pasi përndiqej politikisht. Ka pasur një veprimtari të ngjeshur në publicistike, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.     
Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë të cilen ai e drejtoi për shtatë vite me radhë. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme,si dhe ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh për sa i përket hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë. 

Bandito con accento slavo, quindi è albanese

Mashtronin imigrantët. Arrestohen nëntë punonjës poste