I riu Frogert Dumolloku, me një Mitsubishi pick up, humbet kontrollin e makinës e përfundon jashtë rrugës
Romë, 3 maj 2012 – Një aksident rrugor pasditen e 2 majit i ka marrë jetën 24 vjeçarit Frogert Dumolloku, punëtor e rezident në Montepulciano.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 në një rrugë të Montefolllonikës në provincën e Sienës, teksa i jepte makinës së tij një pick up Mitsubishi. Për shkaqe të panjohura, i riu ka humbur kontrollin e makinës, është përmbysur disa herë e ka përfunduar jashtë rruge.
Kur autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje, Dumolloku ka qenë i pajetë.