in

I burgosuri 50-vjeçar vret veten në qeli

E gjejnë të varur me lidhëset e këpucëve në banjën e qelisë

Romë, 19 qershor 2016 – Një shqiptar 50 vjeç i burgosur në Rebibbia të Romës, ka varur veten pasditen e të enjtes në qeli. E ka bërë në banjë me lidhëset e këpucëve ndërsa shokët e tjerë të qelisë ishin të gjithë jashtë.

E menjëhershme ndërhyrja  policisë së burgjeve që e kanë çuar në infermieri ku kanë provuar ta mbajnë në jetë pa rezultar. Pas gjysmë ore 50-vjeçari ka vdekur.

Në burg për grabitje, shqiptari A.A. ishte ndër të burgosurit që punojnë në ndërmarrjen e brendshme të burgut, por pa ndonjë arsye të veçantë pak ditë më parë kishte vendosur të linte punën. I burgosur me sjellje të mirë, që nuk kish dhënë asnjëherë probleme, pikërisht paraditen e të enjtes kish pasur edhe një takim me familjarët. Ndoshta lënia e punës ka qenë shenjë e një gjendjeje shpirtërore të trazuar të 50-vjeçarit që e ka çuar atë deri në gjestin ekstrem.

 

Pse tifozeria jonë e fitoi Europianin e vet?

“Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukura Shqipëri”