in

I heqin veshkën gjatë operacionit. Prokuroria do të nisë hetimet

Familjarët ngrenë padi për të mësuar të vërtetën: ishte e nevojshme heqja e veshkës së vetme apo mjekët kanë gabuar? Ndërkaq B. Meta mbetet i shtruar në repartin e rianimacionit, me një të ardhme tashmë të shënuar njëherë e përgjithnjë: nëse nuk do të mund të bëjë një transplantim veshke, do t’i duhet të bëjë për tërë jetën e tij dializë.

Romë, 24 tetor 2011 – Të shtunën, familjarët e 45 vjeçarit shqiptar B. Meta, të cilit gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për shpretkën i kanë hequr edhe të vetmen veshkë që i funksiononte, kanë paraqitur padi te komanda provinciale e Karabinierëve në rrugën Ricci të Savonës kundër ekipit të mjekëve që kreu operacionin.

Familjarët parashtrojnë faktet e veçanërisht gabimet e pandehura të mjekëve gjatë ndërhyrjes kirurgjikale më 19 tetor. Ata duan të sigurohen nëse heqja e veshkës familjarit të tyre B. Meta, ka qenë një veprim i domosdoshëm për jetën e tij apo një pakujdesi, mosvlerësim i faktit që ajo ishte e vetmja veshkë e shëndetshme e tij. Një gjë është e sigurt: këtej e tutje Meta duhet të bëjë rregullisht dializë, procedurë mjekësore e rëndë që në mungesë të veshkave mundëson filtrimin e gjakut në mënyrë artificiale me anë të aparaturave.

45 vjeçari Meta ka ardhur pranë familjarëve të tij që prej vitesh jetojnë në Savona, për t’u kuruar nga çistet në shpretkë. Duket se gjatë operacionit, mjekët kanë parë të arsyeshme që përveç shpretkës t’i heqin edhe një pjesë të pankreasit dhe pikërisht veshkën e majtë, duke e lënë kështu shqiptarin vetëm me veshkën e djathtë, prej vitesh e atrofizuar dhe duke e dënuar atë të kalojë jetën me dializë.

Lexo edhe: I heqin gabimisht veshkën e vetme të shëndetshme

‘Amnistia’ filmi i fundit i Bujar Alimanit prezantohet në Torino e Milano

Liberalizimi i vizave. Paditen dy kryetarë komunash për dhënie certifikatash të rreme